Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në pres konferencën e sotme për shtyp tha se në takimin që ka pasur me me Patriarkun Ekumenik z.z. Vatrollomej në selinë e Patriarkanës së Kostandinopojës në Stamboll është siguruar që së shpejti do të fillojnë bisedime dinamike për njohjen e Kisha Ortodokse Maqedonase.
“Ky takim erdhi si iniciativë që filloi nga qeveria dhe ka për qëllim vendosjen e marrëdhënieve, respektivisht komunikimin e drejtpërdrejtë dhe dinamik me Patriarkinë e Carigradit. Kam shprehur shpresën që edhe këtë vit patriarku Vartollomei do të vazhdoj në frymën e tolerancës dhe mirëkuptimit të nxit dialog me qëllimin e gjetjes së zgjidhjes së problemeve që ka bota ortodokse. Ne jemi të kënaqur me takimin, dhe jemi të motivuar me fjalët që që ky komunikim i jonë i përbashkët do të fillojë edhe më tej dhe që do të fillojë një dialog dinamik për tejkalimin e problemeve që ka Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM). E kam ftuar patriarkun Vartollomei për vizitë në vendin tonë”