11.4 C
Tetovo
E enjte, 24 Prill, 2025
BallinaLajmeManasievski: SDS dhe Bytyqi të thonë se a janë vjedhur dokumente që...

Manasievski: SDS dhe Bytyqi të thonë se a janë vjedhur dokumente që përmbajnë sekrete shtetërore, të cilat kërcënojnë Maqedoninë?!

“Fatmir Bytyqi në një deklaratë për media lidhur me grabitjen në shtëpinë e tij tha se i është marrë një dosje me dokumente të klasifikuara. Kërkojmë nga Fatmir Bytyqi dhe SDS që të thonë se çfarë informacioni të klasifikuar i është vjedhur dhe si kanë ardhur në posedim të tij? A janë këto sekrete të larta shtetërore dhe si dhe pse i ka mbajtur në shtëpinë e tij? Prokuroria të fillojë procedurë ndaj Bytyqit”. – tha Manasievski në konferencën e sotme për media.

Manasievski më tutje theksoi: Zyrtarët shtetërorë nuk kanë të drejtë të heqin sekretet shtetërore dhe dokumentet e klasifikuara nga institucionet në të cilat ndodhen dhe ku janë të mbrojtur. SDS duhet të përgjigjet: të thotë nëse nxjerrja e informacioneve të klasifikuara nga institucionet që menaxhonin është praktikë dhe drejtim partiak?

Si SDS ashtu edhe Fatmir Bytyqi duhet menjëherë t’i informojnë autoritetet për çfarë lloj dokumentesh bëhet fjalë. Po qytetarët, a mendoni se vjedhja e atyre dokumenteve e rrezikon Maqedoninë?
SDS dhe Fatmir Bytyqi duhet t’u tregojnë qytetarëve nëse Maqedonia kërcënohet nga vjedhja e dokumenteve që Fatmir Bytyqi nuk i është lejuar t’i mbajë në posedim?I bëjmë thirrje edhe Prokurorisë Publike që të fillojë procedurë ndaj Bytyqit. Duhet të ketë përgjegjësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments