17.5 C
Tetovo
E enjte, 24 Prill, 2025
BallinaLajmeBotaVazhdon “lufta”, Kina i kthen mbrapsht avionët që i kishte porositur nga...

Vazhdon “lufta”, Kina i kthen mbrapsht avionët që i kishte porositur nga SHBA-ja

Kina ka kthyer mbrapsht avionët që i kishte porositur nga SHBA-ja, ka njoftuar shefi i prodhuesit të avionëve Boeing, Kelly Ortberg.

Vendimi është marrë në formë të hakmarrjes ndaj tarifave të presidentit amerikan, Donald Trump.Ortberg ka deklaruar se dy avionë tashmë janë kthyer dhe një tjetër do të pasonte, pas përshkallëzimit të tensioneve tregtare midis dy vendeve, raporton BBC.

Shefi ekzekutiv i Boeing ka thënë për CNBC se 50 avionë të tjerë do të shkonin në Kinë këtë vit, por klientët e tyre kishin treguar se nuk do t’i dorëzonin ato.SHBA-ja ka vendosur tarifa 145% për importet nga Kina dhe ajo është kundërpërgjigjur me një taksë 125% për produktet amerikane.

Duke folur në Zyrën Ovale të martën, Trumpi ka thënë se ishte optimist për përmirësimin e marrëdhënieve tregtare me Kinën, duke thënë se niveli i tarifave që ai kishte vendosur do të “ulej ndjeshëm, por nuk do të jetë zero”.Boeing është eksportuesi më i madh i Amerikës me rreth 70% të shitjeve të avionëve të saj komercialë jashtë SHBA-së.

Ortberg ka njoftuar se Boeing po vlerësonte opsionet për të rishitur 41 avionë të ndërtuar tashmë, te klientët e tjerë pasi kishte kërkesë të lartë nga linjat e tjera ajrore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments