21 C
Tetovo
E mërkurë, 23 Prill, 2025
BallinaLajmeÇdo qytetar brenda një viti mesatarisht krijoi 438 kilogram mbeturina

Çdo qytetar brenda një viti mesatarisht krijoi 438 kilogram mbeturina

 Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 janë krijuar rreth 790 mijë ton mbeturina komunale, ndërsa sasia e grumbulluar ka arritur 637 mijë ton, ashtu që 85.8 përqind e mbeturinave të grumbulluara janë përzierje komunale.

“Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të krijuara në vitin 2024 është 790 866 ton. Sasia vjetore e mbeturinave komunale të krijuara për kokë banori në vitin 2024 është 438 kg, që është për 12.9% më pak krahasuar me vitin paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Gjatë vitit të fundit ishin grumbulluar gjithsej 637 471 ton mbeturina komunale, apo 2.5 përqind më shumë sesa gjatë vitit 2023.

“Nga sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të grumbulluara, 535 606 ose 84% janë grumbulluar nga ekonomitë familjare, ndërsa pjesa e mbetur, prej 16% prej personave fizik dhe juridik (mbeturina komerciale)”, njoftoi Enti.

Më së shumti mbeturina janë grumbulluar në Rajonin e Shkupit (28.4 %).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments