10.5 C
Tetovo
E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeU munguan 4 vota, Gërvalla del me reagim: Shteti nuk është i...

U munguan 4 vota, Gërvalla del me reagim: Shteti nuk është i shantazhueshëm, betejën e vazhdojmë të hënën

“Shteti nuk është i shantazhueshëm”, kështu e ka nisur reagimin e saj, Donika Gërvalla, e cila sot u betua si deputete e legjislaturës së nëntë të Kuvendit, ndërkohë që koalicioni ku ajo bën pjesë dështoi ta zgjedh kryetarin e Kuvendit, edhe pas dy tentimesh.

Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në këtë pozitë, që pamundësoi vazhdimin e hapave tjerë. Nga 61 vota sa duhen, në dy tentativa, Haxhiu mori vetëm 57.Gërvalla ka thënë se të hënën do ta vazhdojnë “betejën parimore dhe asapk të lehtë për konsolidimin e institucioneve”.

“Shteti nuk është i shantazhueshëm. Sot e tejkaluam bllokadën e parë të opozitës dhe bëmë betimin si deputetë. Vazhdojmë të hënën betejën parimore dhe aspak të lehtë për konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, shkruan Gërvalla në një postim të shkurtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments