17.9 C
Tetovo
E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeNë fazë përfundimtare rehabilitimi i rrugës nga Ohri drejt Shën Naumit

Në fazë përfundimtare rehabilitimi i rrugës nga Ohri drejt Shën Naumit

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve informon se në fazë përfundimtare është rehabilitimi i rrugës magjistrale Ohër – Shën Naum në gjatësi prej 24,3 kilometra. Vlera investuese është 11,6 milionë euro, mjete të siguruara ng abuxheti i NP për rrugë shtetërore.

Deri më tani, tërësisht është asfaltuar shtrirja nga vendkalimi kufitar i Shqipërisë drejt Pehtanit në gjatësi prej 19 kilometrave, ndërsa në pajtim me afatin e dakorduar, pritet që rruga të përfundohet në tërësi deri në fund të qershorit, para fillimit të sezonit veror.

Nga Ministria informijnë se për shkak të rritjes së sigurisë në komunikacion si dhe kontrollit në rrugë është bërë pastrimi i shpateve nga materiali jostabil shkëmbor, është kryer me montim të rrjetit mbrojtës nga çeliku në shpate, ndërsa gjithashtu në një pjesë të rrugës është vendosur rrethojë mbrojtëse.

Mbetet të asfaltohen rreth pesë kilometra nga dalja e Peshtanit drejt hotelit Metropol dhe të vendoset rrethojë mbrojtëse dhe sinjalizim horizontal dhe vertikal.

Me realizimin e këtij projekti krahas përmirësimit të rrjetit rrugor në rajonin e Ohrot, siç cekë Ministria e resorit, ngritet cilësia e potencialit turistik dhe zhvillimit ekonomik në Ohër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments