18 C
Tetovo
E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeKasami në sinkron me ZNAM-in për ta larguar Taravarin nga Qeveria

Kasami në sinkron me ZNAM-in për ta larguar Taravarin nga Qeveria

Kasami në sinkron me Kryetari i Lëvizjes Besa deklaroi sot se kur janë futur në qeveri kanë pasur marrëveshje me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe se në rrethana të reja do të duhet të rishqyrtohet marrëveshja si koalicion.

Ai i bëri këto komente pasi kreu i ASH-së, Arben Taravari njoftoi se në zgjedhjet lokale do të del me lista të veçanta për këshilltarë kmunal.

“Kur jemi futur në qeveri kemi pasur marrëveshje me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe se në rrethana të reja do të kërkojmë nga Kryministri të rishqyrtojmë marrëveshjen si koalicion”, tha Kasami.

Për ndodhitë brenda partnerit të koalicionit në qeveri, VLEN, debatoi edhe kryesia e ZNAM-it. Kanë konstatuar se kjo është çështje e tyre e brendshme, por edhe se nuk është kërcënim për shumicën qeveritare. Megjithatë për ta është e papranueshme dikush të jetë pjesë e qeverisë dhe njëkohësisht të negociojë, siç ata thonë me BDI, duke aluduar te ASH e Taravarit.

“Secili që bashkëpunon prapa dyerve të mbyllura me BDI-në e pareformuar, për Lëvizjen ZNAM është i papranueshëm të jetë pjesë e partneritetit ku merr pjesë ZNAM. Qëndrimi u definua që në muajin qershor të vitit të kaluar. Nuk është kompetenca jonë të kërkojmë dorëheqje nga një ministër i caktuar. Kjo është puna e kryeministrit”, u shpreh Nikolla Memov, zëdhënës i ZNAM.

Për largimin eventual nga qeveria, Taravari këto ditë tha se aspak nuk mendon për këtë. Ky do të jetë opsion nëse kështu vendos kryeministri, tha ai.

Kujtojmë se pas shpalljes së vendimit nga Kryesia e ASH për të dalë në zgjedhjet lokale me lista të veçanta, partnerët e koalicionit VLEN, të nesërmen përmes një konference për shtyp thanë se Taravari është vet-përjashtuar me këtë vendim. Por, Taravari në një intervistë për Gazetën Lajm dje, deklaroi se koordinimi për ta larguar nga VLEN-i mes Kasamit, Mexhitit dhe Ibrahimit kishte filluar që në shkurt të këtij viti, ndërsa koordinimi të përbashkëta pa të kishin pasur shpesh që nga korriku i vitit të kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments