8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajme2 in 1/ Ambasadori Dedaj demanton Taravarin / Kosova nuk përzihet në...

2 in 1/ Ambasadori Dedaj demanton Taravarin / Kosova nuk përzihet në zgjedhjet e 12 prillit

Deklarata e Ambasadorit Gjergj Dedaj

Kosova nuk nderhyn ne politikat e brendeshme elektorale te Republikes se Maqedonise se Veriiut
Republika e Kosoves dhe institucionet shteterore te vendit tone, nuk perzihen dhe nuk nderhyjne ne politikat e brendeshme te Shkupit zyrtar.Ne qendrojme neutral dhe te balancuar sa iu perket koalicioneve eventuale te subjekteve politike ne shtetin tone fqinj, duke pasur parasysh se zgjedhjet nacionale te 12 prillit 2020, ekskluzivisht jane çeshtje e qytetarve, institucioneve dhe subjekteve politike te Republikes se Maqedonise se Veriut, kurse ne si shtet fqinj dhe mik, deshirojme qe ne Maqedonie e Veriut, te rrjedhe nje proces i ndershem, transparent dhe demokratik elektoral, duke arritur progresin e plote te stabilitetit, zhvillimit ekonomik, progresit dhe integrimit euro-atlantik te Republikes se Maqedonise se Veriut!
Gjergj DedajAmbasador i Kosoves-Shkup

———————————————————

Deklarata e Taravarit

linku https://tv21.tv/faktore-nga-jashte-kerkojne-koalicion-trepalesh-taravari-bdi-ne-duan-ta-shohin-ne-opozite/


Faktorë nga jashtë kërkojnë koalicion trepalësh, Taravari: BDI-në duan ta shohin në opozitë

Edhe përkundër këmbënguljes së Alternativës se nuk e do Lëvizjen Besa brenda koalicionit trepalësh, Aleanca për Shqiptarët si ideatore e kësaj nisme, vazhdon të përsërisë se kjo gjë mund të bëhet realitet.
“Ka vullnet të mirë. Insistojmë ende sepse nga të tre palët shohim nga një sinjal se mund të ndodhë kjo, përndryshe nuk do të kishim insistuar”, theksoi për TV21, Arben Taravari, Sekretar Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët.

Për këtë koalicion s’po insiston vetëm Aleanca por edhe faktorë të brendshëm e të jashtëm me qëllimin që ta çojnë BDI-në në opozitë, pohon Taravari për TV21, duke qenë i bindur se koalicioni trepartiak do t’u sillte fitore bindëse.

“Të gjithë këto faktorë që insistojnë të jemi bashkë duan dhe mendojnë se është koha e fundit që BDI-ja të shkojë në opozitë. Kur them faktorët nga jashtë nënkuptoj shtetet shqiptare në Ballkan të cilët ne i konsiderojmë si vëllezër tanë, si miq, të cilët njësoj na e mendojnë të mirën siç ua mendojmë ne atyre”, u shpreh Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

Me reagim nga BDI. Zëdhënësi Bujar Osmani për TV21 thotë se partia e tij angazhohet që fraksionet e vogla politike në opozitë të bëhen bashkë që mos të vazhdojnë ta fragmentojnë dhe dëmtojnë interesin shqiptar në vend.
“BDI vazhdon ta mbështesë legjitimitetin e vet tek qytetari shqiptar e jo te faktorë nga brenda dhe jashtë. Si duket nuk mund të lëvizin nga faktorët që i krijuan këto fraksione andaj i përmendin në çdo kontekst”, tha për TV21, Bujar Osmani nga BDI.

Po çfarë nëse koalicioni trepartiak nuk arrin të bëhet realitet?

Mundësia që Aleanca të dalë e vetme në zgjedhje është e vogël, andaj Taravari për TV21 thotë se do të detyrohen të zgjedhin njërën parti, Besën ose Alternativën. Se cila ka shanse më të larta, nuk e thotë, por numrat i kanë të qarta nga anketat e bëra.

“Ekipi ynë analitik na ka përgatitur strikt, me numra, madje edhe me votues ku e sa kemi ne dhe sa kanë partitë përkatëse, por nuk është çdo herë bashkëpunimi i bazuar në numra, thjesht ndonjëherë është edhe në kompatibilitet programor të dy partive por edhe pikësynimet të cilat i kanë këto parti”, deklaroi Arben Taravari për TV21.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës pohon se brenda një jave do të finalizohet gjithçka. Komunikimi ne të dyja partitë vazhdon. Taravari thotë se me të dyja partitë ASH ka arritur në fazë përfundimtare në aspekt të ndarjes së funksioneve, nëse në fund ideja e koalicionit tresh dështon.

Alternativa vazhdon të mos luaj nga qëndrimi se brenda Besës ka persona me të cilët nuk mund të ulen në tavolinë andaj s’duan që të jenë në të njëjtin koalicion.

Nga ana tjetër Kryesia e Lëvizjes Besa dy ditë më parë rikonfimoi qëndrimin se është e hapur për bashkëpunim parazgjedhor trepalësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments