-1.6 C
Tetovo
E martë, 8 Prill, 2025
BallinaOpinionDritan Goxhaj/ JO NË EMRIN TIM

Dritan Goxhaj/ JO NË EMRIN TIM

Sot i marri, që zoti si dënim na e bëri peshqesh me votën e myslimanëve e të krishterëve, pasi shumica e votuesve në këtë katundin tonë që quhet Shqipëri janë muslimanë e të krishterë, ishte për vizitë në shtetin genocidial, nazist e terrorist të botës – në Izrael.

Ishte i ftuar atje për të marrë një biçim medalje si gjoja mirënjohje që ky sekt zionist i kthyer në shtet i kish akorduar këtij të marrit që kemi për kryeministër.

Dhe vetëm kjo të bën të kuptosh se sa mizore dhe e pa mëshirmshme është historia, dhe sa ironike tregohet ajo me ne.

Shteti genocidial i Izraelit ka dhënë medalje a mirënjohje për Shqipërinë që shpëtoi hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore nga genocidi i Gjermanisë naziste të Hitlerit, ndërkohë që vetë sot ky Izraeli po genocidon muslimanët e të krishterët palestinezë në Gaza dhe në Bregun Perendimor.

Dhe ironia më e madhe është kur ky i marri që kemi për kryeministër, Ed(vin) Rama në ceremoninë e dorëzimit të kësaj biçim mirënjohjeje deklaron “Ky nder i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marr në emër të Shqipërisë, në emër të popullit shqiptar, e mbi të gjitha, në emër të të gjithë shqiptarëve myslimanë e të krishterë, të cilët vunë veten e jetët në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë moderne dhe e kthyen vendin tim në të vetmin vend në Europë që e mbylli Luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrej sesa në fillim të saj”.

Siç e shihni ky i marri është prezantuar e ka folur atje edhe në emër të të gjithë muslimanëve e të krishterëve në Shqipëri.

Shih sa ironike, falenderon genociduesit dhe kriminelët izraelitë në emër të muslimanëve e të krishterëve, ndërkohë që këta kriminelë po vrasin sot muslimanë e të krishterë në Palestinë.

Dhe pastaj më poshtë në fjalën e tijë thotë “është një dëshmi që unë e ruaj shumë fort në zemër për të gjithë brezin e ardhshëm që ka të bëjë me mbrojtjen e tjetrit, pavarësisht besimit të tij a të saj fetar”.

Dhe pikërisht për hir të atij besimi, Izraeli po i masakron muslimanët dhe të krishterët në Palestinë. Sa ironike!

Dhe pastaj vazhdon “ne qëndrojmë të patundur krah Izraelit, në këtë moment të vështirë e të dhimbshëm, ku ende ka njerëz në bodrumet mesjetare të Hamasit”.

Pra, ky i marri, në emër të gjithë ne shqiptarëve, por në veçanti në emër të gjithë muslimanëve e të krishterëve shqiptare, thotë se qëndron përkrah Izraelit, dmth që mbështet totalisht genocidin e popullit palestinez të besimit musliman dhe të krishterë.

Dhe për këtë të marrin qënka vërtet moment i dhimbshëm për masakruesit e për kriminelët.

Dhe ndoshta edhe ka të drejtë, sepse imagjinoni sa e vështirë është të hash e të flesh me vetëdijen që po masakron gra, fëmijë e pleq të një populli vetëm se ata nuk i përkasin besimit tënd.

Dhe pastaj ankohet për ata pengje që mban Hamasi nëpër bodrumet e tij, që gjithë bota e pa që ata që u liruan ishin si kokrra e mollës edhe pse kishin qëndruar nëpër bodrume, ndërsa të burgosurit palestinez janë rrahur, keqtrajtuar, torturuar e përdhunuar nga pengmarrësit e ushtrisë pushtuese izraelite.

Dhe më pas ky I marri shton: “Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim e në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty”.

Dmth ky i marri deklaroi që Shqipëria nuk është më për zgjidhjen me dy shtete, për shkak të Hamasit.

Dmth Palestina duhet shuar fare.

Dhe këtë mirë që e deklaron për hesap të tijin, por merr guximin (normal guximin e të marrit) deklarohet edhe në emër tonë kur thote: “në këndvështrimin tim e në këndvështrimin tonë”.

Dhe pastaj vazhdon: “ndryshe nga ç’janë përpjekur të tjerët të thonë, Hamasi nuk është lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri”.

Sipas këtij të marrit i bje që çdo kush që vret 54 mijë persona direkt nga ku 18000 (tetëmbëdhjetë mijë) fëmijë për 16 muaj, dhe indirekt të vdekur për shkak të shkatërrimit që shteti terrorist e nazist i Izraelit i ka bërë Gazës kanë vdekur 193 mijë banorë palestinezë, nuk është nazist por është tepër human dhe demokratik!

Ndërsa ata që luftojnë për të mbrojtur popullin e tyre dhe tokën e tyre nga kjo mizori, ata janë nazistë.

Sot nuk jam ndier ndonjëherë më i turpëruar se kurrë, pasi një i marrë që drejton qeverinë tonë, në emër timin e të gjithë shqiptareve te Shqiperise, veçanërisht të muslimanëve që përbëjnë shumicën e popullsisë në këtë vend, ai përkrahi sot genocidin ndaj një populli të tërë.

Sot ky i marri na bëri palë në krimin më të madh të shekullit të ri.
Dhe më shumë ndihem i turpëruar me ata muslimanë e të krishterë, qofshin ata katolikë apo ortodoks, që sot mbajnë ison e Ramës, e i bëjnë hosana pushtetit të tij, e sidomos ata që votojnë për këtë të marrë, edhe pse kur presidenti i shtetit terrorist të Izraelit vizioti Shqipërinë vitin e kaluar, krerët e komunitetit katolik dhe atij ortodoks nuk pranuan që ta prisnin, e as të merrnin pjesë në pritjen që presidenti kukull i Shqipërisë organizoi për presidentin Herzog, si protestë ndaj genocidit në Palestinë.

Por fatkeqësisht, në atë pritje nga presidenti Bajrami morri pjesë kreu i Komitetit Musliman!! Sa të pa fytyrë e të pa dinjitet këta përfaqësuesit e muslimanëve ne Shqiperi!

E kuptoj që ata besimtarë që votojnë për Ramën e bëjnë ca nga interesi i tyre i ngushtë, e ca nga përkatësia fetare, pasi e konsiderojnë ortodoks,e kuptoj që kanë vendosur ta hanë turpin me bukë, por thjesht i pyes – A e kanë frikë zotin te i cili besojnë?!

Vetëm një gjë në gjithë fjalimin e tij ka thënë saktë Rama: “Historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe, me nazistët nuk ka kompromis”.

Dhe kjo është e vërtetë, nuk mund të ketë paqe me nazistët, nuk mund të ketë paqe me Izraelin që është kthyer në një shtet e shoqëri naziste.
Nuk mund të ketë kompromis me ta deri në zhdukjen totale të nazizmit, të nazizstëve dhe gjithë përkrahësve të tyre.

Ngrijeni zërin e thoni jo në emrin tim.

Unë nuk pranoj që ky i marri të flasi në emër timin.

Në emrin tim jo.

Ps: Të dashur vëllezër muslimanë e të krishterë, gjejeni forcën e dinjitetin e mos votoni për këtë përkrahësin e nazizmit dhe të genocidit izraelit.

Në rast se keni dyshimi se kush janë nazistët, ju lutem shikoni me vëmendje këtë foto të bërë nga BBC.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments