-2.3 C
Tetovo
E hënë, 7 Prill, 2025
BallinaLajmeFilipçe pasi u rizgjodh në krye të LSDM-së: Për dallim nga hera...

Filipçe pasi u rizgjodh në krye të LSDM-së: Për dallim nga hera e kaluar mora dyfish më shumë vota

Venko Filipçe, u rizgjodh në krye të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë me një mandat të ri 4 vjeçar. Në zgjedhjet brenda partiake, ai ishte kandidati i vetëm i LSDM-së dhe mori besimin e anëtarëve të partisë.Pas rizgjedhjes, Filipçe deklaroi se do të vazhdojë me komunikimin e sinqertë me secilin anëtarë dhe mbështetës, pas çka siç theksoi, çdo ide do të shqyrtohet dhe nëse ajo është e mirë do të vendoset në politikat e partisë.

“Ajo që për dallim nga hera e kaluar mora dyfish më shumë vota, është dëshmi se puna jonë intensive jep rezultat. Kjo është dëshmi se procesi zgjedhor nuk ishte i organizuar vetëm teknikisht, por është dëshmi se anëtarët tanë besojnë në korrektësinë e politikave që i kemi bërë dhe kështu do të vazhdojmë”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments