9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKINË-RMV: HEQJA E VIZAVE DHE BASHKËPUNIMI EKONOMIK

KINË-RMV: HEQJA E VIZAVE DHE BASHKËPUNIMI EKONOMIK

Me shkëmbim tregtar prej 650 milionë dollarësh Kina mbetet partneri më i madh tregtar i vendit jashtë Evropës, theksoi ambasadori i Republikës Popullore të Kinës Xhang Xuo. Krahas mbështetjes në infrastrukturën rrugore, Kina do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut edhe në fushën e arsimit, mjekësisë dhe fushës shkencore. Në pjesën e turizmit ambasadori pret që këtë vit numri i turistëve të rritet, por edhe të rritet bashkëpunimi i dy vendeve në pjesën e dixhitalizimit të industrisë dhe komunitetit të biznesit.

Në vitet e fundit ka interes gjithnjë e më të madh për investime nga ana e kompanive kineze në Maqedoninë e Veriut, njëlloj si në vendet tjera të Ballkanit perëndimor. Është e dukshme se në vend investime kineze ka në infrastrukturë, para së gjithash në ndërtimin e rrugëve, deklaroi ambasadori kinez në vend Xhang Xuo, duke theksuar se Kina mbetet partneri më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut jashtë Evropës.

“Me shfrytëzimin e kredive me norma të ulëta të interesit nga Kina, u lëshua në përdorim autostrada Miladinovci-Shtip, ndërsa pjesa më e vështirë e tunelit në autostradën Kërçovë-Ohër u përfundua. Vitin e kaluar, numri i turistëve kinezë që e vizituan Maqedoninë e Veriut arriti në 14.000 persona. Vëllimi tregtar në mes dy vendeve arriti 650 milion dollar, dhe me këtë Kina mbetet partneri më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut jashtë Evropës.” – deklaroi Xhang Xuo, ambasadori i Republikës popullore të Kinës.

Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Kina ka siguruar 355 milionë juanë ose 45 milionë euro në fushën e arsimit, mjekësisë dhe shkencës. Në pjesën e turizmit ambasadori kinez paralajmëroi se do të kërkojë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut lirimin nga vizat për turistët kinezë, me qëllim që ata që vetëm kanë kaluar në Maqedoninë e Veriut të qëndrojnë më gjatë në vend.

“Para ca kohësh kisha takim me një biznesmen nga fusha e turizmit dhe më tregoi se në Maqedoninë e Veriut brenda një viti kalojnë 40 mijë turistë kinezë, për këtë arsye me palën maqedonase të ketë bashkëpunim pa viza me qëllim që të rritet numri i turistëve.” –shprehet Xhang Xuo, ambasadori i Republikës popullore të Kinës.

Nga Lidhja e Odave ekonomike theksojnë se në pesë vitet e fundit Kina u rradhit në mesin e 10 partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Maqedonisë së Veriut, pas Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Greqisë, të cilat janë në tri vendet e para. Kina është vendi i shtatë me vëllim më të madh të shkëmbimit tregtar me vendin tonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments