8.4 C
Tetovo
E martë, 1 Prill, 2025
BallinaLajme“Procedura për mbylljen e Tiktok ka përfunduar”/ Rama: Përdorimi i VPN është...

“Procedura për mbylljen e Tiktok ka përfunduar”/ Rama: Përdorimi i VPN është i rrezikshëm, hakerat do bëjnë namin

Kryeministri Edi Rama e ka nisur rubrikën “Sy m’sy” duke lajmëruar se ka përfunduar procedura për mbylljen e platformës Tiktok në telefonat ‘smart’.

“Mirmëngjes nga unë dhe bufi im i bukur. Së pari një lajmërim a informacion si të doni. Procedura për mbylljen e Tiktok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.”, tha Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments