1 C
Tetovo
E enjte, 20 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaPublikohen dosjet për vrasjen e ish-Presidentit Kennedy

Publikohen dosjet për vrasjen e ish-Presidentit Kennedy

Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump firmosi urdhrin kur mori detyrën.Administrata amerikane ka publikuar mijëra dokumente të klasifikuara më parë në lidhje me vrasjen e ish-Presidentit John F. Kennedy.

Kjo vjen pas një urdhri ekzekutiv nga Presidenti Donald Trump menjëherë pasi ai mori detyrën.

Kennedy u qëllua gjatë një vizite në Dallas, Teksas në Nëntor 1963. Më shumë se 1,100 skedarë që përmbajnë më shumë se 31,000 faqe u postuan në faqen e internetit të Arkivit Kombëtar të Regjistrimeve.

Trump thotë se do të hapen më shumë se 80,000 faqe të reja. Autoritetet amerikane kishin publikuar më parë qindra mijëra dokumente për vrasjen e Kenedyt, por disa kanë mbetur sekrete duke përmendur shqetësimet e sigurisë.Ekspertët kanë thënë se shumë nga dokumentet e nxjerra janë pjesërisht të redaktuara, por disa nga dosjet kishin pasazhe të vështira për t’u lexuar sepse ishin të zbehura ose janë fotokopje të skanuara jo mirë.

Ish-Presidenti Kennedy u qëllua nga Lee Harvey Oswald, një veteran marins, i cili kishte dezertuar në Bashkimin Sovjetik dhe më vonë ishte kthyer në Amerikë.

Shumë besojnë se autori nuk ka vepruar i vetëm, duke zgjatur çështjen dhe duke ngritur teori dhe dyshime se në këtë rast janë përfshirë agjentë të qeverisë, mafia dhe shumë personazhe të tjerë.

Klan News




RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments