Qytetarë janë mbledhur në qendër të Shkupit për të kërkuar drejtësi për 59 viktimat që vdiqën nga zjarri në një diskotekë në Koçan.
Protestuesit kanë bërë thirrje që t’i jepet fund korrupsionit, që sipas tyre qëndron prapa tragjedisë që tronditi Maqedoninë e Veriut, raportoi Reuters.
Tubimi nisi me 16 minuta heshtje në nderim të viktimave të ngjarjes që ndodhi më 16 mars.
Edhe të hënën, 18 mars, shumë qytetarë të Koçanit në Maqedoninë e Veriut kanë dalë në rrugët e qytetit, për të kërkuar drejtësi. Disa mbanin pankarta ku shkruhej: “Nuk po vdesim nga aksidentet, po vdesim nga korrupsioni” dhe “gjithçka është e ligjshme këtu nëse keni lidhje”