-7 C
Tetovo
E martë, 18 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaAdministrata Trump po shqyrton njohjen e Krimesë si territor rus

Administrata Trump po shqyrton njohjen e Krimesë si territor rus

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po shqyrton njohjen e Krimesë, të cilën Rusia e ka aneksuar nga Ukraina në vitin 2014, si territor rus, në një marrëveshje të mundshme paqeje në të ardhmen për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, citon Reuters të ketë raportuar të martën faqja e lajmeve “Semafor”.

“Semafor”, duke cituar dy persona të njohur me këtë çështje, ka raportuar se zyrtarët amerikanë  kanë diskutuar gjithashtu mundësinë që Uashingtoni të nxiste Kombet e Bashkuara të bëjnë të njëjtën gjë.

Sipas “Semafor”, Trumpi nuk kishte marrë zyrtarisht ndonjë vendim dhe se lëvizjet e mundshme të Krimesë ishin ndër opsionet e ndryshme që po dilnin.

Trumpi pritet të zhvillojë të martën një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, në përpjekje për të bindur presidentin rus që të pranojë një armëpushim në luftën e vendit të tij me Ukrainën dhe të shkonte drejt një fundi më të përhershëm të konfliktit tre-vjeçar.

Krimea njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës nga shumica e vendeve, dhe Kievi ka thënë se dëshiron kthimin e gadishullit të Detit të Zi edhe pse e ka pranuar se kthimi i tij me forcë është jorealist për momentin.

Kremlini ka thënë vazhdimisht se Krimea, ku bazohet flota ruse e Detit të Zi dhe popullsia e së cilës para aneksimit ishte kryesisht rusishtfolës, tashmë është formalisht pjesë e Rusisë, një çështje për të cilën ai thotë se është mbyllur “përgjithmonë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments