4.1 C
Tetovo
E mërkurë, 19 Mars, 2025
BallinaLajmeRasti Koçani / Paraburgimi për të 14 të dyshuarit, Bekteshi dhe Trajkovski...

Rasti Koçani / Paraburgimi për të 14 të dyshuarit, Bekteshi dhe Trajkovski u dërguan në Shutkë

Ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish-drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut Goran Trajkovski dhe 12 të dyshuarve të tjerë i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh për zjarrin në diskotekën Pulse në Koçan.

“Gjykata në Koçan pranoi kërkesën e prokurorit për masën e paraburgimit afatshkurtër për të 14 të dyshuarit. Masa ishte paraburgim afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh”, njoftoi Gjykata Themelore e Koçanit.

Gjykata thotë se është duke vepruar sipas propozimeve të Prokurorisë për zjarrin në “Pulse” në Koçan, ku 59 persona humbën jetën dhe 155 u lënduan.

Ljupço Kocevski dje ka njoftuar se po punohet për ndjekjen urgjente të 14 të dyshuarve në lidhje me aksidentin në lokalin e natës Pulse në Koçan. Ai bëri të ditur se dyshohen për “krime të rënda kundër sigurisë publike” nga neni 292 i Kodit Penal me dënim me burg prej së paku tre vjet pa kufi të sipërm dënimi, i cili mund të shkojë deri në 20 vjet. Ai tha gjithashtu se po hetohen aktet e marrjes dhe dhënies së ryshfetit, si dhe prokurimi i paligjshëm i lëndëve piroteknike.

“Deri më sot po punohet në procedimin urgjent të 14 personave të siguruar me veprimet tona të deritanishme. Lidhur me këqyrjen, mund të them se janë siguruar të gjitha faktet dhe provat e rëndësishme relevante në vendin e ngjarjes dhe vijojnë analizat shtesë dhe mendimet e ekspertëve nga zona përkatëse”, tha Kocevski, duke shtuar se ekziston mundësia për fillimin e procedurës hetimore gjatë kësaj jave.

Bekteshi, Trajkovski dhe një person tjetër janë sjellë mbrëmë para gjykatës në Koçan. Pas marrjes në pyetje ata janë dërguar në Burgun e Paraburgimit Shkup. Me ta u morën edhe tre persona të tjerë. Të tjerët janë në njësinë e paraburgimit të burgut të Kumanovës.

Paraprakisht është marrë në pyetje edhe kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, dhe siç ka njoftuar Prokuroria, do të merret vendim për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë.

“Kryetari është marrë në pyetje dhe ka dhënë sqarime dhe informacione të caktuara. Një deklaratë e tillë është duke u krahasuar me provat dhe kompetencat e komunës, pas së cilës do të vendoset për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë”, njoftojnë nga Prokuroria.

Ai dha dorëheqjen paraditen e djeshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments