-2.6 C
Tetovo
E martë, 18 Mars, 2025
BallinaLajmeDo të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë...

Do të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë kusht, ishte një stallë

Pançe Toshkoski, Ministër i Brendshëm (8429/13.26-13.50/9.00-9.15)
“Ky objekt diskotekë, nëse më pyetni mua është stallë, ka funksionuar ashtu 15 vite me kriminalitet, korrupsion me ryshfet, i kundërligjshëm pas asnjë kusht. I lexova, asnjë kusht nuk është përmbushur që duhet me ligj të plotësohen. Të dyshuar janë 23 persona, prej tyre 11 janë në paraburgim. Të tjerët, me urdhër të Prokurorit publik do të ndërmarrim veprime gjatë ditës dhe nuk do të ndalemi këtu.”

Kreu i MPB-së tha se pajisjet piroteknike i solli bendi DNK, pjesëtar i bendit i cili është në mesin e viktimave. Sipas tij nuk ka pasur asnjë kusht për organizim të eventeve, ajo është stallë e cila ka punuar si diskotekë për 15 vite, pa licenca përkatëse, pa dyer emergjente, pa pajisje adekuate për shuarjen e zjarrit. Ai tha se nga kjo tragjedi konstatohet i gjithë sistemi i korruptuar.

Pançe Toshkoski, Ministër i Brendshëm (8429/1.58-2.34)
“Çfarëdo që të prekim, kudo të gërryejmë është tokë e kalbur. Nuk do t’ju tregoj të gjitha aksionet që zbatuan në periudhën e kaluar, nga kriminaliteti i bandave të rrugës deri te funksionarët më të lartë, si ministra e të tjerë për të gjitha procedurat penale që i kemi hapur. Çfarëdo që të prekim, është kalbur! Maqedonia nuk ka sistem, korrupsioni dhe krimi e ka shkatërruar sistemin patjetër të ndërmarrim hapa radikal për ta normalizuar këtë shtet nëse duam ta kemi.”

Toshkovski bëri të ditur se gjatë ditës me urdhër të prokurorit publik do të bëhet bastisje në shtëpinë dhe veturën e pasagjerëve të pronarit të disko dhe në objektet zyrtare të kontabilitetit të personit përgjegjës dhe do të merren në pyetje të përfshirë nga shumë institucione, përfshirë edhe MPB-në. Gjatë kontrolleve të kryera në ambientet e shtëpisë dhe zyrave të dy personave të Ministrisë së Ekonomisë, theksoi ministri, janë sekuestruar pajisje teknike, dokumentacion, armë dhe municion. Përveç ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, për 48 orë në mbajte në stacionet policore po mbahen edhe sekretarja e atëhershme në këtë sektor, Razmena Çekiq-Duroviq. Ndërsa, nga të arrestuarit e tjerë janë 4 të stafit të sigurimit të diskotekës dhe udhëheqësit të tyre. Pronari i diskotekës, djali i tij dhe menaxheri i këtij organizimi, i cili përfundoi në tragjedi me djegien për së gjalli të 59 të rinjve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments