10.1 C
Tetovo
E hënë, 17 Mars, 2025
BallinaLajmeVjosa Osmani ngushëllon Hashim Thaçin për humbjen e babait: Kontributi e dashuria...

Vjosa Osmani ngushëllon Hashim Thaçin për humbjen e babait: Kontributi e dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit, Hashim Thaçi.

Në një mesazh ngushëllimi, Osmani e ka cilësuar humbjen e një prindi si një dhimbje të pamatshme, që lë një boshllëk të pazëvendësueshëm tek të dashurit

“Me pikëllim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Haxhi Thaçi, babait të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Humbja e babait është dhimbje e pamatshme, e cila lë boshllëk të pazëvendësueshëm tek më të dashurit”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka shtuar se kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun do të mbeten udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën.

Presidentja Osmani ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të saj dhe të popullit të Kosovës për ish-Presidentin Thaçi, familjen e tij dhe të gjithë miqtë dhe të afërmit e Haxhi Thaçit.

“Kontributi dhe dashuria e tij për atdheun, shpresoj të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën. Në emrin tim dhe në emër të popullit të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta ish-Presidentit Thaçi, gjithë familjes Thaçi, si dhe miqve e të gjithë të afërmve të z. Haxhi Thaçi”, ka thënë Osmani.

Në fund, ajo ka nënvizuar se kujtimi për të do të jetë i përjetshëm dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments