13.5 C
Tetovo
E premte, 14 Mars, 2025
BallinaLajmeBDI: “Shpirtrat anti-Ohër” janë zgjuar sërish, godasin marrëdhëniet ndëretnike

BDI: “Shpirtrat anti-Ohër” janë zgjuar sërish, godasin marrëdhëniet ndëretnike

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media ka kujtuar katërvjetorin e nënshkrimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke theksuar se do ta mbrojnë me çdo mjet demokratik dhe nuk do të lejojnë kthim pas. Ata shtojnë duke thënë se është shënuar një moment i veçantë kur pjesa legjislative e Marrëveshjes së Ohrit u përmbyll, duke i dhënë gjuhës shqipe vendin e merituar në shtetin tonë multietnik. Sipas tyre, ky ligj nuk ishte thjesht një rregullim juridik, por një akt historik që vulosi barazinë dhe stabilitetin institucional të vendit.

Katër vite më vonë, nga BDI thonë se, “shpirtrat anti-Ohër” janë zgjuar sërish për të goditur aty ku zinxhiri është më i brishtë, dhe aty ku mund të shkaktojnë më shumë përçarje – në çështjen e gjuhës, simbolin më të madh të barazisë dhe harmonisë ndëretnike.

Bashkimi Demokratik për Integrim

Përpjekjet për të vënë në pikëpyetje kushtetutshmërinë e këtij ligji nuk janë asgjë tjetër veçse një sulm ndaj vetë themeleve të bashkëjetesës dhe orientimit euro-atlantik të vendit. BDI e konsideron këtë ndërhyrje të dirigjuar politikisht një akt regresiv, që nuk synon as drejtësi dhe as rregull institucional, por krijimin e tensioneve dhe hapjen e plagëve të së kaluarës”.

Tutje, ata thonë se çdo tentativë për të kontestuar ligjin e gjuhës është një tentativë për të kontestuar Marrëveshjen e Ohrit dhe vetë rendin kushtetues të vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments