Kushtetuta, thuhet në reagim, nuk i lejon Parlamentit me zgjidhje ligjore në çfarëdo mënyre të ndikojë në komptencat, mënyrën e zgjedhjes, ndërprerjes së funksionit të gjyqtarëve kushtetues. Autorizimi i Parlamentit përfundon me momentin e zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues
Shkup, 13 mars – Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut nuk parashikon kurrfarë mundësie për shkarkimin e gjyqtarit kushtetues nga ana e pushtetit ligjvënës, as atij ekzekutiv, informoi Gjykata kushtetuese lidhur me të interpelancat ndaj gjykatësve kushtetues e të iniciuar nga Fronti Evropian. “Gjykata kushtetuese si organ i Republikës, i cili i mbron kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë, nuk i nënshtrohet parimit të ndarjes së pushtetit. Kushtetutbërësi e vendosi Gjykatën Kushtetuese mbi tre pushtetet, sepse ajo është kontrolluese e veprimeve dhe akteve të tyre. Autonomia dhe pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e gjyqtarëve kushtetues kanë garancinë më të fuqishme kushtetuese”, thuhet në qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kushtetuta, thuhet në reagim, nuk i lejon Parlamentit me zgjidhje ligjore në çfarëdo mënyre të ndikojë në komptencat, mënyrën e zgjedhjes, ndërprerjes së funksionit të gjyqtarëve kushtetues. Autorizimi i Parlamentit përfundon me momentin e zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues.
“Instituti ‘interpelancë’ është paraparë në nenin 72 nga Kushtetuta, në asnjë rast nuk ka të bëjë dhe nuk mund të zbatohet për gjyqtarët kushtetues. Në të kundërtën, humbet kuptimi i Gjykatës kushtetuese dhe bëhet shkelje e rëndë e Kushtetues nga shkaku se në atë mënyrë bëhet bastisje në të a.q. pushtetin e katërt kushtetues-gjyqëasor, në pavarësinë e Gjykatës kushtetuese”, qëndron në kumtesë. Bazat për përfundimin e funksionit të gjyqtarit kushtetues parashikohen në nenin 111 të Kushtetutës. Çdo procedurë apo veprim i ndërmarrë jashtë kësaj dispozite kushtetuese, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese, do të paraqiste shkelje të rëndë të Kushtetutës, shkelje të garancive kushtetuese për autonominë dhe pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese njofton të gjitha organet shtetërore, se janë të detyruara t’u përmbahen kompetencave të përcaktuara me Kushtetutë, pasi askush nuk ka më shumë të drejta se ato, të cilat i jep Kushtetuta. Të gjithë janë të detyruar të promovojnë kulturën kushtetuese, juridike dhe politike si themelet e një shoqërie demokratike. Të gjithë janë të obliguar të respektojnë Kushtetutën”, njofton Gjykata Kushtetuese.
Deputetët e BDI-së paralajmëruan se do të paraqesin interpelanca për gjyqtarët kushtetues në seancën e fundit parlamentare, në të cilën u votua mosbesimi ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. “Do të fillojmë me Gjykatën Kushtetuese dhe së shpejti do të paraqesim interpelancë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që janë zgjedhur në këtë dhomë. Pra, ata po prekin atë që është e paprekshme, ku askush nuk guxon të prekë – marrëveshjen që është e garantuar nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Ilir Hasani nga BDI-ja. (koha.mk)