19.7 C
Tetovo
E premte, 14 Mars, 2025
BallinaLajmeHashim Thaçi arrin në QKUK -Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e...

Hashim Thaçi arrin në QKUK -Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur sot në Kosovë.

Ai erdhi në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar të babait të tij.

Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë, për vizitë humanitare.

Gazetarja e Telegrafit raporton nga vendi i ngjarjes se aktualisht Thaçi ndodhet në ambientet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën e Kardiologjisë ku është duke u trajtuar babai i tij.Në oborrin e QKUK-së janë parë edhe forca të shtuara të policisë dhe një numër i qytetarëve.

Më 14 shkurt 2025, Hashim Thaçi e bëri kërkesën e katërt në Gjykatën Speciale për ta vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Aty ish-presidentin Thaçi kishte treguar gatishmëri për të respektuar të gjitha procedurat që kërkohen. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments