Presidenti amerikan, Donald Trump tha në Zyrën Ovale se palestinezët nuk do të dëbohen nga Gaza.
Një gazetar e pyeti rreth planit për dëbimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës, shkruan nbc.
“Askujt nuk po i bëhet dëbim. Me kë je?”, pyeti Trump gazetaren e pranishëm në zyre ku ishte edhe kryeministri Irlandës Veriore, Micheal Martin.
Ajo u përgjigj se ishte nga Voice of America, një rrjet transmetimi ndërkombëtar i financuar nga qeveria federale amerikane. Presidenti u përgjigj “Oh, s’qenka çudi.”
Muajin e kaluar, presidenti kishte thënë se palestinezëve nuk do t’u lejohej kthimi në Rripin e Gazës dhe se aty do të ndërtohet një zonë turistike.