14.1 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Mars, 2025
BallinaLajmeBastisje në kompaninë “Pucko Petrol”, policia sekuestroi para, armë dhe pajisje teknologjike

Bastisje në kompaninë “Pucko Petrol”, policia sekuestroi para, armë dhe pajisje teknologjike

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua aksion policorë në një lagje në Kërçovë dhe në fshatin Pllasnicë.
Policia në objektiv kishte dy persona Erxhan Sulkoskin i cili ka punuar si menaxher në pompën e benzinës Pucko Petroll dhe Asmir Jahoskin, pronari i kësaj kompanie. Personat në fjalë dyhsohen për krime të rënda, si keqpërdorim parash.“Mbrëmë në Kërçovë është zhvilluar një aksion policorë dhe këtu ku ndodhemi është arrestuar dhe është bastisur banesa e Erxhan Sulkovskit, tek i cili sipas informacioneve të TV21 është gjetur një shumë e konsiderueshme parash. Aksioni nga këtu ka vazhduar më pas në fshatin Pllasnicë në zyrat e familjes Jahoski tek të cilët gjithashtu sipas informacioneve tona janë sekuestruar pajisje të ndryshme teknologjike dhe para”, raporton Salije Sadiku Pinjolli – gazetare TV21.Erxhan Sulkovskit është sekuestruar edhe vetura. Ndërkohë në shtëpinë dhe zyrat e Pucko Petrollit apo familjes Jahoski janë gjetur edhe armë. Mësohet se policia ka hasur në rezistencë nga babi i Asmirit, gjegjësisht deputetit Ismaili Jahoski, megjithatë policia ka hapur zyrat.Deri më tani nga bastisjet e kryera janë gjetur dhe janë marrë dokumente, 5 telefona, rreth 1500 copë nga kalibër të ndryshme, 2 pistoleta dhe 3 vetura”, tha Goce Andreevski nga MPB.Pas vendimit të gjykatës janë kryer kontrolle në më shumë lokacione në Shkup, në Manastir dhe Kërçovë, tek persona fizik dhe juridik për veprën e kryer në lidhje me sjelljen e derivateve të dyshimta në vendin tonë si dhe keqpërdorim parash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments