Është aksidentuar gazetari i televizionit Klan Macedonia, Nevrij Ademi.

Ademi është përfshirë në një aksident të rëndë, mirëpo fatmirësisht gjendja e tij është stabile dhe e qetë.
Ai tashmë po merr mjekimin e duhur.
Familjarët e Ademit kanë falenderuar të gjithë kolegët, miqtë dhe bashkëpunëtorët që janë interesuar për rastin.
