15.5 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Mars, 2025
BallinaLajmeReagime politike për aksionin policor lidhur me mazutin / VLEN: Të dyshuarit...

Reagime politike për aksionin policor lidhur me mazutin / VLEN: Të dyshuarit janë bosht i Gruevskit dhe Ahmetit

Arrestimet për keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe larje parash përmes furnizimeve të mazutit, bëri që partitë politike të akuzojnë njëra tjetrën për atë se cila fshihet prapa këtyre keqpërdorimeve. Nga koalicioni VLEN thonë se pikërisht dy të dyshuarit e parë, Kapushevski dhe Jahoski janë boshti i Gruevskit dhe Ahmetit. Ndërsa siç shtojnë, paralajmërimet e fundit për destabilizim kanë qenë pikërisht për të fshehur krimet e tilla.

“Deshqiptarizimi” i supozuar, me të cilin BDI manipulon, është vetëm perde për frikën e tyre nga përgjegjësia gjyqësore! Kjo parti nuk ka më çfarë të fshehë nga populli! Ata u shfaqën të zhveshur para shqiptarëve dhe e humbën plotësisht kredibilitetin! Nuk ka më asnjë pëlhurë që mund të mbulojë turpin e tyre!”, thonë nga VLEN.

Në BDI asnjë fjalë për këtë aksion. Pyetëm zëdhënësin e integristëve Arbër Ademin lidhur me aksionet policore dhe akuzat e koalicionit VLEN, por ai na orientoi te komunikata zyrtare e partisë, e cila në fakt flet për diçka tjetër, për reformat brenda partisë dhe jo për aksionin.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE tha se në kohën kur janë bërë këto keqpërdorime, ministër i shëndetësisë ka qenë Venko Filipçe, dhe për nevojat e ministrisë është furnizuar me mazutin kancerogjen.

“Sa shkolla dhe ministri janë furnizuar nga mazuti kancerogjen të shokëve të Filipçes? Sa objekte kanë shfrytëzuar nga ky mazut i cili ka qenë kancerogjen dhe derisa Filipçe dhe shokët kanë përfituar miliona, populli është mbytur nga mazuti kancerogjen. E vërteta do të del në sipërfaqe. Po zgjidhet nyja e kriminelëve në politikë”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Alsat kërkoi qëndrim edhe nga LSDM por nga kjo parti edhe më tej nuk e panë të rrugës të përgjigjen. Nga aksioni i djeshëm u arrestuan gjithsej 11 persona, njëri është në paraburgim dhe një në arrati. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments