Bilall Kasami shpërndau 76 vendime pune për mësuesit në Tetovë.
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka ndarë sot 76 vendime pune për mësuesit e shkollave fillore në Tetovë.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Kasamit.
Në këtë ditë të shënuar të 7 Marsit, Dita e Mësuesit, është një moment i veçantë për të nderuar mësuesit dhe punën e paepur që ata bëjnë për formimin dhe edukimin e brezave të rinj.
Sot, si Kryetar i Komunës së Tetovës, pata kënaqësinë të ndaj 76 Vendime për mësuesit e shkollave fillore në qytetin tonë. Këto vendime janë një falënderim i vogël për ata që çdo ditë janë të angazhuar në ndërtimin e të ardhmes sonë.
Mësuesit janë ata që përhapin dijen, formojnë karakterin dhe mbjellin vlerat e shtetit të së drejtës dhe drejtësisë. Ata janë shtylla e shoqërisë tonë, dhe arsimi është çelësi për një të ardhme më të mirë. Me këtë akt, ne jo vetëm që shpërblejmë punën e tyre, por gjithashtu angazhohemi për një sistem arsimor më të fortë dhe të qëndrueshëm.
Festa e 7 Marsit, kjo ditë e shenjtë e mësuesve, është një mundësi e shkëlqyer për të përkujtuar rëndësinë e edukatës dhe për të treguar mbështetje të vazhdueshme ndaj atyre që kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të ndershme dhe më të drejtë.
Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj të shënuar!

=====================================================
51 vendime të reja për fuqizimin e arsimit në ÇairShkup, 7 mars – Me dhënien e 51 vendimeve të reja në arsim, Komuna e Çairit ndërmori një hap të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit arsimor, duke krijuar kushte më të mira për mësimdhënësit dhe nxënësit.
Ky vendim konfirmon përkushtimin tonë për zhvillimin e arsimit si një shtyllë kyçe të komunitetit tonë. Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, së bashku me Zëvendësministrin e Arsimit, z. Lulzim Aliu, dhe përfaqësues të institucioneve arsimore, theksuan rëndësinë e këtij hapi për stabilitetin dhe cilësinë e arsimit në Çair.
Këto 51 vendime sigurojnë:
Në këtë ceremoni u shënua edhe 7 Marsi – Dita e Mësuesit, ku u nderuan mësuesit për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave të rinj, si dhe 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, duke vlerësuar rolin e grave në arsim dhe në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për të investuar në arsim dhe për të ndërtuar një sistem më cilësor dhe më të qëndrueshëm, duke siguruar kushte më të mira për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.
