5.1 C
Tetovo
E martë, 4 Mars, 2025
BallinaLajmeRMV, orëmatësit e rrymës të lexohen një herë në muaj, kërkojnë “Inxhinierët...

RMV, orëmatësit e rrymës të lexohen një herë në muaj, kërkojnë “Inxhinierët e Maqedonisë”

“Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë” (IRM) kërkojnë të futet leximi i detyrueshëm mujor i orëmatësve aktualë të rrymës, transmeton Portalb.mk.

Nga atje thonë se Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) duhet të ndryshojë rregullat për furnizim me energji elektrike dhe të vendosë leximin e detyrueshëm mujor të orëmatësit.

“Me futjen e bllok tarifave më 1 qershor 2022, KRRE ka ndryshuar rregullat për furnizimin me energji elektrike, duke parashikuar lexime tremujore në vend të atyre vjetore. Ky ndryshim është rezultat i ankesave të shumta të konsumatorëve për lexime fikse që nuk korrespondojnë me konsumin real”, thonë “Inxhinierët e Maqedonisë”.

KRRE, sipas IRM-së, ka obligim të mbrojë të drejtën e konsumatorëve për faturim të drejtë sipas konsumit aktual të energjisë elektrike.

“Leximi duhet të bëhet çdo muaj, siç parashikohet për të gjitha kategoritë e tjera të lidhjeve në sistemin tarifor të shpërndarjes”, thuhet në njoftim.

Shitja e rrjetit të shpërndarjes së EVN-së, siç thuhet, është e motivuar nga nevoja për modernizim dhe investime, duke përfshirë futjen e orëmatësve digjitalë me lexim automatik dhe në distancë.

Kjo, thonë ata, duhej të siguronte faturimin mujor sipas konsumit real, të reduktonte gabimet dhe të përmirësonte faturimin.

Ndryshe, në janar dhe shkurt të këtij viti, një pjesë e madhe e amvisërive kanë marrë fatura astronomike të rrymës. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) thotë se “EVN Home” është e obliguar t’i korrigjojë faturat, por situata nuk është se ka ndryshuar.

Nga 1 janari 2025, çmimi i energjisë elektrike për konsum mesatar në të katër blloqet është rritur me 0.92 përqind. Në bllokun e parë çmimi u rrit me 0.68 përqind, në bllokun e dytë me 0.90 dhe në bllokun e tretë me 1.93 përqind. Rritja e çmimit për bllok është më e madhja në bllokun e katërt, me 2.24 përqind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments