5.2 C
Tetovo
E hënë, 3 Mars, 2025
BallinaLajmeSamiti qeveritar Hungari-Maqedoni, Mickoski pjesëmarrës bashkë me ministrat

Samiti qeveritar Hungari-Maqedoni, Mickoski pjesëmarrës bashkë me ministrat

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrat do të marrin pjesë në samitin qeveritar Hungari – Maqedoni më 3-4 mars të vitit 2025, i cili do të mbahet në Republikën e Hungarisë.

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, sipas agjendës, është paraparë takim tet-a-tet midis kryeministrit Mickoski dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban.

Në kuadër të samitit qeveritar, është paraparë të mbahen edhe takime dypalëshe midis ministrave përkatës të të dy qeverive, pas së cilave do të pasojë edhe mbledhje e përbashkët qeveritare midis dy qeverive.

Në kudër të vizitës, është paraparë që ministri për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, dhe ministri për Politikë të Jashtme dhe Tregti i Hungarisë, Peter Sijarto, të nënshkruajnë Plan aksional për shkëmbimin e ekspertizës nga ana e Akademisë Hungareze e Diplomacisë për nëpunësit shtetërorë mbi tema të dakorduara reciprokisht lidhur me integrimin në BE, proceset e administratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe politikës së tregtisë së jashtme në Budapest, qëndrpn në kumtesë.

Pas përfundimit të mbledhjes ndërqeveritare, kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Kryeministri i Qeverisë hungareze, Viktor Orban, do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments