8.2 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajme“Kundërshtojmë çdo veprim që do të minonte sigurinë”, deklarohet DASH-i pas dënimit...

“Kundërshtojmë çdo veprim që do të minonte sigurinë”, deklarohet DASH-i pas dënimit të Dodikut

Departamenti amerikan i Shtetit është deklaruar rreth vendimit të së mërkurës të gjykatës në Bosnjë dhe Hercegovinë për ta dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

Zëdhënësja e DASH-it, Tammy Bruce ka shkruar në X se kundërshtojnë çdo veprim të udhëheqësve lokalë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin.

“Ne e njohim vendimin e Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës në lidhje me Presidentin e Republikës Sërpska Millorad Dodik”.

“Shtetet e Bashkuara kanë investuar për dekada në një Bosnjë dhe Hercegovinë të qëndrueshme. Ne kundërshtojmë me vendosmëri çdo veprim të udhëheqësve lokalë që do të minonin sigurinë dhe stabilitetin. Ne mbështesim marrëveshjen e Dejtonit dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës”, shkroi ajo, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata në Bosnjë dhe Hercegovinë e ka dënuar të mërkurën presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës politike.

Dënimi erdhi për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments