7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlsat-m / Tetovë, projektet e komunës mbeten vetëm premtime

Alsat-m / Tetovë, projektet e komunës mbeten vetëm premtime

Bulevardi “Bllagoja Toska”, shkolla fillore në Reçicë të Vogël dhe në Sellcë dhe kanalizimi fekale në fshatrat Poroj dhe Xhepçisht, bashkë me sistemin e ujësjellësit. Të gjitha këto projekte u premtuan se do të realizohen deri në fund të këtij viti nga Komuna e Tetovës, por as një nga këto premtime nuk është realizuar. Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, në mbledhjen e fundit të këshillit për këtë vit tha se vitin që po e lëmë pas ka qenë i suksesshëm, ndërsa për projektet e premtuara dhe të parealizuara as që foli.

Ne e vlerësojmë si një vit të mbarë, ku kemi punuar intensivisht dhe jemi përpjekur të bëjmë më të mirën të mundshme- deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Por, me këtë konstatim të Arifit, nuk pajtohen këshilltarët e opozitës.

Ne realizimin e kemi shumë të dobët andaj dhe mundohemi gjithnjë ta cekim se përse ne votojmë kundër këtyre programeve apo realizimit sepse është shumë i dobët në krahasim me planifikimin gjatë gjatë vitit fiskal. Unë ndjehem fajtor se nuk mundëm ta realizojmë atë që vërtetë gjatë fushatës parazgjedhore u kam premtuar qytetarëve se do jem zëri dhe ndërmjetësuesi i tyre- tha Arif Selami, ASH-së.

Arsyet përse ne nuk e përkrahëm këtë buxhet ishin parashikimet që ishin paraparë për të ardhurat tatimore dhe shpenzimet kapitale ku duket parashikimi me vlera enorme në krahasim me realizimin që e kemi në vitet paraprake- pohoi Besar Durmishi, BESA

Në mbledhjen e sotme të këshillit, u miratua edhe buxheti i komunës për vitin e ardhshëm, por edhe planifikimet për investimet kapitale, realizimi i të cilave, sipas këshilltarëve, nuk pritet të jetë më i madh se sa ai i vitit që lëmë pas.

Bashkim Sulejmani                  


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments