5.2 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajme“Mexhiti është i pastër”, përgjigje e shpejtë nga qeveria për dokumentet që...

“Mexhiti është i pastër”, përgjigje e shpejtë nga qeveria për dokumentet që dorëzoi LSDM-ja

Opozitarja LSDM dorëzoi në qeveri dokumentet, të cilat thonë se janë dëshmi se zv/kryeministri Izet Mexhiti ka bërë shkelje. Thanë se presin që kryeministri Hristijan Mickoski të ndërmarrë veprime. Pas pranimit të dokumenteve, nga Qeveria me vendim të shpejtë, thanë se Inspektimi i kryer nga Inspektorati Administrativ ka të bëjë me aspekte të veprimtarisë arkivore dhe nuk ka evidentuar veprime të kundërligjshme.

“Inspektimi i kryer nga Inspektorati Administrativ ka të bëjë me aspekte të veprimtarisë arkivore dhe nuk ka evidentuar veprime të kundërligjshme. Kjo praktikë administrative është krijuar në vitin 2017 dhe është aplikuar në vazhdimësi nën udhëheqjen e ministrave të LSDM-së dhe BDI-së në qeveritë e kaluara. Nëse sipas logjikës së Kuzevskës, kjo është shkelje e ligjit, do të thotë se ligji është shkelur edhe nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së”, thonë nga Qeveria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments