6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) TALAT XHAFERI / ZGJEDHJET MUND TË SHTYHEN DERISA NUK I KAM...

(VIDEO) TALAT XHAFERI / ZGJEDHJET MUND TË SHTYHEN DERISA NUK I KAM SHPALLUR

Shumica në pushtet dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare arritën marrëveshje të miratohen të gjitha propozimet ligjore nga seanca e 123-të kuvendore, të cilat kanë të bëjnë me zbatimin prej 1 janarit, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e rregullt mujor me raportuesit e kuvendit.  Deputetët e opozitës deri dje pasdite me fjalime të gjata dhe replika pothuajse e bllokuan këtë seancë. Xhaferi nuk saktëson si pushteti dhe opozita janë dakorduar për votimin e këtyre ligjve, por tha “Pyesni Mickoskin dhe Zaevin”.  Në vazhdimin e nesërm të seancës së 123-të duhet të miratohen rreth dyzet ligje me afat ligjor, gjegjësisht me zbatim nga 1 janari, mes të cilëve edhe ligje nga sfera e financave, sociale dhe shëndetësisë. Pikat tjera nga kjo seancë në rend dite do të shqyrtohen pas Vitit të Ri.

Lidhur me mundësinë për shtyrjen e zgjedhjeve, Xhaferi potencoi se ato mund të shtyhen derisa nuk shpallen.  Ai sqaroi  se teorikisht ekziston mundësi , duke pasur parasysh se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen në afat prej 60 ditëve nga shpërbërja e kuvendit.

Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit

“Në rastin konkret kjo nënkupton datën rreth 10 shkurtit dhe nëse kuvendi shpërbëhet më10 shkurt, zgjedhjet me siguri shpallen të nesërmen.  Nga ai moment fillojnë të skadojnë afatet për realizimin e zgjedhjeve”.

Xhaferi planifikon më tre janar, 100 ditë para zgjedhjeve të caktojë seancë për përzgjedhjen e kryeministrit të ri teknik dhe ministrave të ri për punë të brendshme dhe punë dhe politikë sociale. Megjithatë ai thotë se termini kur do të mbahet kjo seancë do të varet edhe nga momenti kur kryeministri aktual Zoran Zaev do të jap dorëheqje dhe kur do të dorëzohen propozimet për kryeministrin e ri dhe dy ministrat. Përbërja e re mund të zgjidhet të njëjtën ditë deri në mesnatë. Ditën e nesërme, siç shpjegon Xhaferi,  kryeministri i ri, do të duhet të dorëzoj propozime për zëvends ministrat shtesë në MPB dhe Punë dhe Politikë Sociale nga radhët e LSDM-së dhe në financa, bujqësi dhe shoqëri informative nga VMRO-DPMNE. Pas zgjedhjeve, ministrat e ri dhe zv/ministrat në qeverinë teknike do të duhet të braktisin funksionet. Deri në emërimin e qeverisë së re, pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare, me ministrit për punë të brendshme dhe punë dhe politik sociale do të udhëheqin zv/ministrat e rregullt në këto resore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments