-0.1 C
Tetovo
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
BallinaLajme(VIDEO) Mickoski: Së pari përfundim i negociatave, pastaj ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Mickoski: Së pari përfundim i negociatave, pastaj ndryshimet kushtetuese

“Ne si komb kemi bërë gjithçka që kemi mundur, kemi duruar shumë poshtërime dhe kemi pranuar shumë marrëveshje të këqija për shkak të perspektivës sonë evropiane dhe anëtarësimit në NATO”. Kështu tha  kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij gjatë ngjarjes së Këshillit Atlantik, kushtuar së ardhmes së marrëdhënieve transatlantike në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se tani jemi përballë një kërkese të re për ndryshimin e Kushtetutës dhe se kjo nuk garanton siguri në rrugën e integrimit evropian.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Ne tani duhet të përfshijmë disa qindra bashkëqytetarë tanë në preambulën e Kushtetutës, e cila është një përshkrim i Kushtetutës sonë. Po flasim për komunitetin bullgar. Ne kemi thënë se do ta përfundojmë këtë proces vetëm pasi të kemi përfunduar negociatat, sepse kemi frikë se kjo mund të kthehet në një histori të pafundme me kërkesa të reja e të reja dhe askush nuk e di se kur do të përfundojë”.

Kryeministri Mickoski theksoi se kur flitet për të ardhmen evropiane, duhet të flitet për vlerat e përbashkëta, për inteligjencën artificiale, për një mjedis të shëndetshëm, për ekonominë, për një arsim më të mirë dhe jo për diçka që ka ndodhur në mesjetë. Sipas tij, ballkanizimi i Bashkimit Evropian është problem, sepse nëse institucionet në Bruksel keqpërdoren për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, atëherë kjo është krejtësisht ndryshe nga ideja e Degasparit, Shumanit dhe Adenauerit, themeluesve të Bashkësisë Evropiane.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

/SHENJA/

https://youtube.com/watch?v=67s8Bt3x8x8%3Ffeature%3Doembed

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments