www.telegrami.mk
Universiteti i Tetovës sot e shënoi një nga datat më të rëndësishme në historinë e tij – 17 Shkurtin, ditën kur në vitin 1995 u mbajtën ligjëratat e para në këtë institucion të arsimit të lartë.
Aktivitetet përkujtimore nisën me homazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam Emini, për të nderuar sakrificën e tij për arsimin në gjuhën shqipe. Më pas, udhëheqësit e universitetit e vizituan varrin e themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, duke vlerësuar kontributin e tij jetik në themelimin dhe zhvillimin e këtij universiteti, më pas e vizituan edhe muzeun historik në fshatin Poroj, ku u zhvilluan ligjëratat e para në vitin akademik 1994/95.
Në ceremoninë solemne që u mbajt në rektorat, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli tha se Universiteti i Tetovës u ngrit mbi idealin e lirisë dhe barazisë, duke u bërë një vatër e fuqishme e dijes, kulturës dhe zhvillimit shoqëror.
“Ky universitet nuk është vetëm një institucion arsimor, por edhe një simbol i qëndresës dhe vullnetit tonë për ta ruajtur dhe zhvilluar gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar. Ishte fryt i përpjekjeve të vazhdueshme të intelektualëve, profesorëve dhe studentëve që nuk u dorëzuan para sfidave dhe pengesave, por vazhduan rrugën e tyre me bindjen se e ardhmja e ndritur e kombit tonë do të vinte përmes dijes dhe arsimit. Me shumë merita përmendim me respekt dhe mirënjohje themeluesin dhe Rektorin e parë historik Prof. Dr. Fadil Sulejmani, i cili me vizionin dhe guximin e tij ishte frymëzimi dhe udhërrëfyesi i kësaj kauze madhore. Ai, me përkushtimin e tij të palodhur, e shndërroi Universitetin e Tetovës në një realitet të prekshëm, duke u hapur rrugë brezave të ardhshëm për të ndjekur arsimin e lartë në gjuhën shqipe.” – tha mes tjerash, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.
Për kontributin e dhënë në kohë shumë të vështira, Universiteti i Tetovës i nderoi me pllakate mirënjohjeje gjashtë dekanët e parë të Universitetit të Tetovës: Prof. Dr. Abdulla Aliu – dekan i parë i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Mixhait Reçi – dekan i parë i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Hisen Reçi – dekan i parë i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore, Prof. Dr. Rahmi Tuda – dekan i parë i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Ismail Hoxha – dekani i parë i Fakultetit të Arteve dhe Prof. Dr. Masar Kodra – dekan i parë i Fakultetit Filozofik.
Po ashtu, pllakate u ndanë edhe për nikoqirin e shtëpisë ku u nënshkrua akti i themelimit të Universiteti të Tetovës, për të ndjerin Haxhi Bari Ganiu si dhe për imamin e atëhershëm të xhamisë së fshatit Poroj, hoxhën e ndjerë Elmaz Qamili.
Universiteti i Tetovës, që nga themelimi, ka qenë një vatër e rëndësishme e dijes dhe kulturës për shqiptarët në rajon, duke u zhvilluar në një institucion modern që vazhdon të ofrojë arsim cilësor për brezat e rinj. Ky aktivitet u përmbyll me një pikë artistike nga Florentina Abazi dhe Abdulla Xhaferi.
====================================================
p.s Rektori aktual i USHT Prof.Dr Jusuf Zejneli ishte aso kohe student në gjeneratën e parë të Fakultetit juridik …por tash dhe shumë vite historinë ndryshe mundohen ta shkruajnë pushtetarët e UT , por Rektor mos haro mund të mos i përmendish …para fakteve dorzohen edhe Zotrat …fakteve nuk mund tu ikësh …mosdurimet dhe urrejtjet mund ti mbani me stafin në shtëpi por në institucione jo….mund të mos i respektosh njerzit , por historia nesër do thiret në arkive
U harua të falemenderohet familja e Abdylselam Eminit dëshmorit të UT me një pllakatë nderi ….njësoj edhe familja e Dr.Prof.Fadil Sulejmanit rektorit të parë dhe nismëtarit të UT …poashtu Prof.Dr Abdulla Mehmeti…zonjën prof.dr Myqereme Rusi …sepse 30 vjetori është një herë dhe është vit rrumbullaksues …poashtu nuk është mbare ta përmendi për punën që kam bërë si gazetar i parë dhe i vetëm shqiptar nga Maqedonia aso kohe drejtëpërdrejtë dhashë kumtin për formimin e UT ,plus edhe me Radio Visarin në Tetovë hoqëm terrin informativ sllavo maqedonas dhe bashkëpuntorëve të tyre shqiptarë në PPD …Rektor do ikni shpejtë nga froni…por faktet do tu ndjekin prapa dhe nuk do flini rehat së bashku me të tjerët …të tjerët përveç që nuk kontribuan por dhe ta përgaditën…më vjen keq që nuk dijnë as të lexojnë… lexo fakte prof.Dr Jusuf Zejneli sepse jeni Rektor..dhe do të mbani përgjegjësi sepse ky solemnitet mba vulën e nëshkrimit tuaj….Unë i nxjeri ato fakte që tjerët e vulosën kontributin tim …unë kam dëshmi si Mesut Shabani ...CIAO BELA

www.telegrami.mk
Mesut Shabani Tetovë
