-0.1 C
Tetovo
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaRusia ndryshon qasje: Tani do të flasim për paqe, jo për luftë!

Rusia ndryshon qasje: Tani do të flasim për paqe, jo për luftë!

Kremlini tha sot se rëndësia e bisedës telefonike midis Vladimir Putin dhe Donald Trump është se tani Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të flasin për paqen, jo për luftën

“Është një mesazh i fortë që tani do të përpiqemi t’i zgjidhim problemet përmes dialogut”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për Pavel Zarubin, një gazetar i televizionit shtetëror.

“Tani do të flasim për paqe, jo për luftë”, nënvizoi ai.

Peskov tha po ashtu se takimi i parë midis Putinit dhe Trump është i një rëndësie të veçantë duke pasur parasysh rrethanat aktuale.

Më tej ai deklaroi se sanksionet perëndimore nuk do të pengojnë bisedimet Rusi-SHBA pasi ato mund të “hiqen aq shpejt sa u vendosën”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments