Arben Fetai nga VLEN tha se gjykatësi Ilir Rexhepi po përpiqet të konotrabandojë Aleancën për Shqiptarët në BDI, përcjell TV21. Fetai tha se është i bindur që Gjykata e Apelit do ta rrëzojë vendimin që thotë se ASH-ja i takon Ziadin Selës.“Vendimi skandaloz i gjykatësit Rexhepi do të rrëzohet përsëri në Gjykatën e Apelit, deri në një vendim përfundimtar që do të vendos drejtësi në vend, e lëmë Selën dhe klikën e tij, të vetëkënaqen me vulat imagjinare të gjykatësit Rexhepi dhe me karamelet e Ali Ahmetit. Ndaj gjykatësit Rexhepi po ashtu do të ngritet procedurë për llogaridhënie.”, tha Fetai.