0.2 C
Tetovo
E martë, 11 Shkurt, 2025
BallinaLajmeTransparency International/ Maqedonia e Veriut renditet e 88-ta në Indeksin Global të...

Transparency International/ Maqedonia e Veriut renditet e 88-ta në Indeksin Global të Perceptimit të Korrupsionit

Me dy pikë më pak se në vitin 2023 dhe rënie prej 12 pozicionesh, Maqedonia e Veriut renditet e 88-ta në Indeksin Global të Perceptimit të Korrupsionit të publikuar nga Transparency International, shkruan Alsat.

Nga vendet fqinje  Shqipëria dhe Kosova e kanë kaluar Maqedoninë e Veriut në luftën kundër korrupsionit edhe atë me hapa të mëdhenj.

Shqipëria po ecën me shpejtësi në luftën kundër korrupsionit theksohet në raport. Në Indeksin e vitit 2023 ishte në vendin e 98-të, ndërsa tani në vendin e 80-të me 42 pikë.

“Këto rezultate negative janë pasojë e numrit të madh të skandaleve të ndodhura vitin e kaluar, veçanërisht në fushën e gjyqësorit, Këshillit Gjyqësor dhe Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve, mosndëshkueshmërisë së korrupsionit të nivelit të lartë në lidhje me personat në poste publike, indikacionet për ndikim politik në gjyqësor, kontrolli i dobët i Këshillit Gjyqësor mbi gjyqtarët dhe 40 rekomandimet e misionit vlerësues të Bashkimit Evropian, shkelja e ligjit me përzgjedhjen e kandidatëve për akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë gjatë zgjedhjeve, janë vetëm disa nga skandalet që kanë tronditur gjyqësorin”, tha Blagoja Pandovski, Kryetar i Transparency International Maqedoni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments