0.1 C
Tetovo
E shtunë, 8 Shkurt, 2025
BallinaLajmeMësimi në shkollën e Cërnilishtës në Dollnen zhvillohet në kushte çnjerëzore

Mësimi në shkollën e Cërnilishtës në Dollnen zhvillohet në kushte çnjerëzore

Mbi 300 nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali” të fshatit Cërnilishtë të komunës së Dollnenit do të vazhdojnë të mësojnë në kushte të mjerueshme. Objekti shtesë që po ndërtohet e që parasheh 7 klasë të reja dhe 2 zyra për stafin mësimor nuk pritet të përfundoj së shpejti pavarësisht që drejtuesit e shkollës paralajmëruan se punimet do të përmbyllen më 1 Shtator. Kryeinxhinieri dhe mbikëqyrësi i punimeve ndërtimore, Lubomir Terziovski tha për Alsat se projekti momental parasheh vetëm ndërtimin e objektit karabinë dhe asgjë më shumë duke shtuar se i mbetet komunës të siguroj fonde për përfundimin e tërësishëm të këtij objekti shtesë.

“Aty duhej të bëhej karabinë me vlerë rreth 12 ose 13 milionë denarë me TVSH, mos më kapni për fjalën. Çdo gjë që ishte e paraparë me projektin ka përfunduar, pjesa tjetër i mbetet komunës së Dollnenit ose Qeverisë të sigurojnë mjete për ta përfunduar objektin, ku do ti sigurojnë nuk është e rëndësishme”, tha Lubomir Terziovski, kryeinxhinier mbikëqyrës.

Drejtori Muamet Sulemani tha se kaosi në shkollën fillore “Ismail Qemali” është krijuar për shkak të stërgjatjes së punimeve ndërtimore që kanë të bëjnë me objektin shtesë që ka nisur të ndërtohet në shtator të vitit 2023 dhe nuk ka përfunduar ende. Afati i përmbylljes së këtij projekti ishte në dhjetor të vitit 2024 ndërsa është shtyrë sërish për në shtator të këtij viti.

“Me këto klasa që do të bëhen ne atëherë do t’ia arrijmë deri diku që të mundet procesi edukativo arsimor të realizohet ashtu siç duhet. Për shkak të mungesës së objektit ne nuk i plotësojmë kushtet. Afatin e fundit na dhanë që më 1 shtator ne të fillojmë te objekti i ri. Ka arrit deri diku 70 -80 % të realizimit të këtij projekti kurse tash mbetet brendia, lyerja dhe punët e tjera të cilat janë të parapara”, tha Muamet Sulemani, drejtor I sh.f “Ismail Qemali”.

Kryetari i Komunës së Dollnenit, Urim Ibeski nuk e pa të arsyeshme t’ju përgjigjet dhjetëra telefonatave dhe pyetjeve të Alsat për këtë problematikë. Ndërkohë, disa nga prindërit që kontaktuam shprehen të revoltuar për kushtet në shkollë duke shtuar se fëmijët e tyre ndjehen të rrezikuar derisa zhvillojnë procesin mësimor.(Alsat.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments