-0.7 C
Tetovo
E shtunë, 8 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaTrump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që synon Afrikën e Jugut

Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që synon Afrikën e Jugut

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të adresuar “shkeljet serioze të të drejtave të njeriut” në Afrikën e Jugut, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan ka thënë më parë se do të shkurtojë të gjitha fondet për Afrikën e Jugut.

 “Ata po marrin tokën, po konfiskojnë tokën dhe në fakt ata po bëjnë gjëra që janë ndoshta shumë më keq se kaq.”, tha Trump. 

Presidenti dukej se po i referohej një ligji të ri në Afrikën e Jugut që i jep qeverisë kompetenca në disa raste për të shpronësuar tokën nga njerëzit.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa mbrojti politikën e tokës së vendit të tij pas kërcënimit të Trump, duke thënë se qeveria nuk kishte konfiskuar asnjë tokë dhe politika kishte për qëllim sigurimin e aksesit të barabartë publik në tokë. 

Afrika e Jugut është partneri më i madh tregtar i Amerikës në Afrikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments