8.6 C
Tetovo
E premte, 31 Janar, 2025
BallinaKronikëToshkovski: Vdekja e Frosinës nuk është vetëm fatkeqësi, por rezultat i lëshimeve...

Toshkovski: Vdekja e Frosinës nuk është vetëm fatkeqësi, por rezultat i lëshimeve të sistemit

Si ministër i Punëve të Brendshme, por mbi të gjitha si njeri dhe si prind, nuk mund të mos ndaj shqetësimin dhe revoltën që ndjejmë gjithë këto ditë. Frosina Kulakova, një vajzë e re me një të ardhme të ndritur, nuk është më në mesin tonë, sepse jetën ia mori dikush që nuk duhej të ishte kurrë para timonit. Kjo nuk është vetëm një fatkeqësi, por është rezultat i lëshimeve të sistemit që u mundëson autorëve të mbeten jashtë kontrollit të institucioneve, shkruan ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski lidhur me vdekjen vajzës e cila u godit nga makina e drejtuar nga një 20-vjeçar me dosje kriminale.Sipas Toshkovskit, opinioni me të drejtë pyet si është e mundur që një person me dosje kriminale, pa patentë shofer, me një numër të madh të shkeljeve të mëparshme në komunikacion, përsëri të jetë para timonit? Këto, thotë ai, nuk janë vetëm dilema për debat, por problem real dhe serioz që kërkon zgjidhje konkrete dhe urgjente.

“MPB me këtë rast ka proceduar në mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase autorin, është arrestuar, janë bërë analizat e gjakut dhe urinës dhe janë siguruar të gjitha provat relevante. Por kjo nuk e kthen Frosinën dhe nuk e ndryshon faktin që sistemi lejoi një recidivizëm të tillë. Kjo është pika që duhet rishqyrtuar nëse zgjidhjet ligjore ekzistuese janë të mjaftueshme? A sjellin rezultat masat edukative për autorët e krimeve të rënda apo krijojnë vetëm viktima të reja? A thua niveli i sanksioneve penale për krimet më të rënda në fushën e trafikut është adekuate apo shumë e butë për të pasur një efekt real preventiv?, shkruan ministri i Brendshëm duke shprehur ngushëllimet për vdekjen e vajzës së re.

Sipas tij, çdo vit mbi 140 persona humbin jetët në aksidente në vendin tonë. Kjo shifër, thekson ai, është e papranueshme dhe duhet të na detyrojë të bëjmë ndryshime thelbësore.

“Detyrimi ynë si shtet është të parandalojmë tragjedi të tilla. Ndaj, po punohet fort që të vëmë në funksion sa më shpejt sistemin ‘Qytet i sigurt’ i cili do të mundësojë sanksionimin automatik të shkeljeve në komunikacion, pa drejtësi selektive, pa justifikime, pa ndikimin e faktorit njerëzor. Kontrolli do të jetë më i rreptë, ndëshkimet të pashmangshme. Por, asnjë zgjidhje teknike nuk do të mjaftojë nëse sistemi i drejtësisë nuk garanton sanksione adekuate, veçanërisht për ata që një herë kanë dëshmuar se janë rrezik për të tjerët”, thekson ministri Toshkovski.

Sipas tij, reagimi i opinionit është i kuptueshëm, mosbesimi ndaj institucioneve është i justifikuar, por, thekson ai, kjo nuk duhet të përfundojë vetëm me shkrimin e statuseve në rrjetet sociale dhe protesta që do të zgjasin disa ditë. Ndryshimet, thotë Toshkovski, duhet të jenë reale. Secili në sistem duhet të mbajë përgjegjësinë e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments