7.4 C
Tetovo
E enjte, 30 Janar, 2025
BallinaLajmeNikolloski dhe Zekolli-Shaqiri në Kosovë, me homologët inspektojnë punët në rrugën Prizren-Tetovë

Nikolloski dhe Zekolli-Shaqiri në Kosovë, me homologët inspektojnë punët në rrugën Prizren-Tetovë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski, kanë inspektuar punimet në projektin e ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë. Sipas ministrit Aliu, ky projekt ky projekt i rëndësishëm, me vlerë mbi 33 milionë euro dhe gjatësi prej 20.349 km, do të rrisë bashkëpunimin mes dy shteteve tona dhe do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave. Pas përfundimit të rrugës, koha e udhëtimit do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një orë, duke ofruar një lidhje më të shpejtë dhe të sigurt përmes peizazhit
mahnitës të maleve të Sharrit.

“Mes korridorit 8 në MV dhe të autostradës “Ibrahim Rugova” që lidhë Prishtinën me Tiranën, me ç’rast ky projekt përpos që e lidhë Prizrenin dhe Tetovën, përpos që krijon kushte të mira për zhvillim ekonomik brenda parkut nacional të Sharrit, nga njëra anë, dhe parkut po ashtu nga ana tjetër e RMV-së, krijon edhe lidhje mes korridoreve, respektivisht lidh korridoret mes vete. I gjithë ky projekt do të vazhdojë tash edhe me RMV-në për hartimin e dijzanit për tunelin, me ç’rast që të dyja vendet kemi ndarë buxhet dhe kemi bërë marrëveshje të cilat i kemi ratifikuar në kuvend”, tha Liburn Aliu, ministër i MPHI.

Homologu i tij nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski, tha se kjo rrugë do të hap shumë mundësi për të dyja vendet, ndërsa tregoi se ata kanë nënshkruar tenderin për dizajnimin e rrugës për pjesën që i takon atyre e më pas do të bëhet edhe dizajnimi i tunelit të përbashkët në pikën kufitare mes dy shteteve…

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me palën kosovare ne kemi filluar menjëherë me obligimet e dala nga kjo marrëveshje në pjesën tonë të punës. Kemi hapur tenderin për dizajnimin për pjesën tonë të rrugës dhe pastaj do të bëjmë edhe dizajnimin e tunelit që do ta ndërtojmë bashkërisht, ku pritet të përfshihet edhe një qendër me një ndalesë”, theksoi Aleksandar Nikolloski, ministër i transportit në RMV.

Zv.ministrja e Transportit, Kaltrina Zekoli-Shaqiri, tha se ky projekt po realizohet falë raporteve tejet të frytshme me qeverinë e Kosovës, e që këto raporte pritet të thellohen edhe në të ardhmen…

“Një emocion për mua sot, një kënaqësi shumë e madhe që vitin 2025 po e nisim me projekte dhe punë konkrete në terren, edhe përskaj kushteve klimatike, për ta parë nga afër dhe për t’i ecur punët përpara. Unë ndjej kënaqësi sepse raportet tona me Kosovën janë shumë të afërta dhe si qeveri do të punojmë edhe më shumë, me shumë vullnet, që t’i përforcojmë dhe përmirësojmë këto raporte edhe më tutje në të ardhmen”, pohoi Kaltrina Tekolli- Shaqiri, zv/ministre e transportit RVM.

Ndryshe, kjo vizitë i është bërë punimeve që deri më tani janë realizuar në Lot-in 3, teksa me ndërtimin e saj do të bëhet shkurtimi kohor nga 3 orë në 30 minuta. Ky lot ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave dhe është në vlerë prej 8.3 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments