Në Berovë në mëngjes është matur temperaturë më e ulët prej -4 gradë, njoftoi DPHM. Vijojnë Manastiri dhe Prilepi me -3, -2 në Strumicë, Tetovë dhe Shtip, -1në Kriva Pallankë, 0 në Shkup-Petrovec, Ohër, Pretor, 1 në Demir Kapi, Kavadar, Shkup-Zajçev Rid, Veles, 2 në Vinicë, Kodra e Diellit, 3 Gjevgjeli, 4 në Hanet e Mavrovës dhe 5 gradë në Krushevë.
Lartësia e shtresës së dëborës e matur në mëngjes në orën 7 është 36 centimetra në Kodrën e Diellit, 26 në Hanet e Mavrovës dhe 5 cm në Manastir.