2.4 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeDrejtori i Agjencisë për Cilësinë e Arsimit të Lartë Rasim Zuferi,...

Drejtori i Agjencisë për Cilësinë e Arsimit të Lartë Rasim Zuferi, u shkarkua nga Kuvendi pasi ka lejuar dhënien e akreditimit për Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Ramiz Merkos

Me tetë vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”, Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot në mbledhje e konstatoi Propozim – vendimin për shkarkim të drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë Rasim Zuferi

Duke e arsyetuar këtë pikë të rendit të ditës, në fjalën e tij, kryetari i Komisionit, Gjorgji Sajkoski tha se në pajtim me nenin 57 paragrafi 1 pika 2 nga Ligji për arsim të lartë, drejtori i Agjencisë prë cilësi në arsimin e lartë kujdeset për zbatimin e vendimeve dhe zgjidhjeve të Këshillit për akreditime dhe Këshillit për evaluim, por edhe përgjigjet për ligjshmërinë e punës së Agjencisë në tërësi, përfshirë edhe tre organet – drejtorin, Këshillin për akreditim dhe këshillin për evaluim.

Ai përmendi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka kërkuar nga drejtori i Agjencisë prë cilësi në arsimin e lartë të parashtrojë raport me shfaqje tabelare të të dhënave nga kompetencat e Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë, numër dhe datë të kërkesës së parashtruar për akreditim të vitit studentor, numër dhe datë të vendimit për akreditim të programit studimor dhe cilit cilës i referohet, për periudhën prej vitit 2023 dhe vitit 2024.

Lidhur me këtë pikë, në fjalën procedurale, deputeti Sali Murati tha se ekziston shkelje e procedurave të rregullores dhe se mbledhja është caktuar pa parashtrim me kohë të materialeve.

Ai akuzoi se lidhur me këtë pikë nuk janë paraqitur dëshmi konkrete, ekzistojnë mangësi në procedurën dëshmuese, si dhe në kronologjinë e ngjarjeve. Ka vetëm, siç tha, “thënie paushalle pa dëshmi konkrete”.

Sipas Muratit, duhet të kërkohen dëshmi shtesë nga Minsitria e Arsimit dhe Shkencës si dhe shembuj konkret nga parregullsitë në fjalë, të cilat i ka kryer drejtori i Agjencisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments