2.5 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaKronikëMashtrimi i qytetarëve përmes porosive të rrejshme, Andonovski me apel: Rastet të...

Mashtrimi i qytetarëve përmes porosive të rrejshme, Andonovski me apel: Rastet të denoncohen në MPB

SMS porositë e rrejshme në emër të postës në asnjë mënyrë nuk duhet të hapen, apo të klikohet në linkun e tyre, apeloi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski. Sipas tij porositë e tilla qytetarët duhet t’i denoncojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“U bëj thirrje qytetareve të cilët pranojnë këto porosi që t’i denoncojnë në MPB siç do të denonconin çdo vepër tjetër penale, të mos bien pre e porosive që marrin dhe çdoherë t’i kontrollojnë. Ndodh shpesh që sikur nga ndonjë postë të pranoni porosi dhe ndodh që çdonjëri nga ne pret ndonjë porosi apo letër dhe klikojmë menjëherë në atë link, më së shpeshti ndodhë që porositë që vijnë nga postat janë të rrejshme dhe qytetarët të kenë kujdese nga këto porosi dhe të kontrollojnë çdoherë, ky është apeli im por kompetencën e ka Ministria e Brendshme dhe të paraqesin këto raste”, deklaroi Stefan Andonovski – Ministri i Transformimit Digjital.

Ndërkohë Andonovski foli edhe për sfidat e rrezikshme që përdoren nga të rinjtë në TikTok. I pyetur se a do të ketë ndonjë kufizim në qasjen e rrjeteve të caktuara nëpër shkolla për nxënësit, ai tha se veçmë kanë përgatitur një udhëzues të cilin e kanë ndarë me shërbimin pedagogjik të MASH-it.

“Veç më kemi përgatitur një udhëzues të cilin e ndamë me shërbimin pedagogjik të MASH-it, kishim disa takime me përfaqësuesit e MASH-it dhe ky udhëzues do të jetë për të gjithë mësimdhënësit në të gjitha shkollat e mesme dhe fillore të flasin me nxënësit me sfidat që ndodhin në rrjetet sociale sepse këto janë vegla me mundësi të pa kufizuara por për fat të keq askush nga ne nuk është trajnuar si të shfrytëzohen siç duhet, u shpreh Stefan Andonovski – Ministri i Transformimit Digjital.

Andonovski tha se është kundër ndalimit të tërësishëm të TikTok-ut në vendin tonë, pasi me bllokimin e një aplikacioni ekziston mundësia që përdoruesit të shkojnë në një aplikacion të ngjashëm. Megjithatë sipas tij nëse masat që merren nga kjo ministri nuk janë të mjaftueshme atëherë nuk përjashtohet edhe mundësia e ndalimit.(ALsat-m)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments