Gjykata Themelore e Strugës ka probleme serioze me mungesën e gjykatësve dhe kuadrit tjetër profesional. Kryetari i Gjykatës, Ifet Bajramovski për Alsat thotë se gjendja po bëhet alarmante sepse nga 15 gjykatësit e nevojshëm, për momentin punojnë vetëm dhjetë, përfshirë edhe kryetarin e Gjykatës. Katër prej tyre janë pensionuar, ndërsa një gjykatës ndërkohë ka ndërruar jetë.
Kjo do të thotë se puna e gjykatësve do të rritet. Paraqet vështirësi shtesë, sepse krahas mungesës së gjykatësve, kjo gjykatë ka mungesë edhe të bashkëpunëtorëve profesional, si dhe punonjësve të tjerë gjyqësor pa të cilët Gjykata nuk mund të funksionojë në mënyrë normale – tha Ifet Bajramovski, kryetar i Gjykatës Themelore të Strugës.
Edhe pse nuk pret që të ketë zvarritje të lëndëve dhe proceseve gjyqësore, Bajramovski megjithatë thotë se problemi duhet të zgjidhjet urgjentisht.
Kemi tre gjykatës të cilëve pas skadimit të moshës 64 vjeçare, iu zgjat mandati para tre muajve. Këshilli Gjyqësor mori vendim për vazhdimin e mandatit të gjykatësve Adim Useini, Fatmir Dauti dhe Llazo Gjakonoski, edhe për një vit. Nga gjatë policë gjyqësor tani kemi vetëm katër. Patjetër më duhet t’i plotësoj ato vende me kontrata të caktuara në vepër – u shpreh Ifet Bajramovski – kryetar i Gjykatës Themelore të Strugës.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev për Alsat tha se mungesë të gjykatësve ka në më shumë gjykata të vendit dhe pret që ky problem të zgjidhet me kandidatët që kanë përfunduar Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik.