1.1 C
Tetovo
E shtunë, 18 Janar, 2025
BallinaLajmeLista e Zezë Amerikane zgjerohet me emra tjerë të Dodikut

Lista e Zezë Amerikane zgjerohet me emra tjerë të Dodikut

Departamenti Amerikan i Financave njoftoi të premten se ka vendosur sanksione kundër pesë personave dhe një kompanie që ndihmojnë në pasurimin e Presidentit të Republikës Srpska(RS), Milorad Dodik dhe familjes së tij, si dhe kundër tetë personave tjerë që organizuan festimin e ditës antikushtetuese të këtij entiteti serb në Bosnje dhe Hercegovinë.

Zyra e Ministrisë së Financave për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) në ShBA deklaron se janë vendosur sanksione ndaj Pavlo Ćorović, (bashkëshorti i Goricës, vajzës së Dodik), Radmila Bojanić, Nemanja Reljin, Sinisa Dodik dhe Marko Gujançiq për ndihmën për pasurimin e Dodikut dhe familjes së tij.

Për organizimin e festimit të Ditës antikushtetuese të RS-së sipas udhëzimeve të Dodikut, u vendosën sanksione ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të RS Sinisa Karan, Shefit të Kabinetit të Presidentit të RS Danijelo Dragiçeviq, Shefit të Protokollit të presidentit të RS Goran Raković, sekretarit të Përgjithshëm të RS Dalibor Panić, Drejtoresha e Radios dhe Televizionit të RS Dijana Milanković, Presidenti i Gjykatës Kushtetuese RS Gerard Selman, Presidenti i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të RS Rajko Kuzmanović dhe shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të RS Goran Filipoviq.

Në reagimin e tij për sanksionet në rrjetin social X, Dodik deklaroi se bëhej fjalë për masat e administratës amerikane në largim.

Në deklaratën e OFAC thuhet se sanksionet u futën pas urdhrit ekzekutiv të 8 janarit të presidentit amerikan Joe Biden, i cili zgjeroi aftësinë e autoriteteve amerikane për të shtypur aktivitetet që minojnë ose tentojnë të minojnë kornizat rajonale të paqes dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet për të anashkaluar sanksionet e vendosura tashmë nga SHBA.

“Veprimet e sotme nxjerrin në pah përpjekjet e vazhdueshme të Dodik për të minuar kuadrin demokratik dhe shumë-etnik që përcakton Bosnjën dhe Hercegovinën moderne,” tha ushtruesi i detyrës së nënsekretarit të Departamentit të Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Bradley T. Smith.

Ai shtoi se SHBA, duke përdorur fuqitë e saj të zgjeruara, “mbetet e përkushtuar për të penguar çdo përpjekje të Dodik dhe miqve të tij për të pasuruar veten dhe për të destabilizuar rajonin.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments