-0 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajme9 viktima nga 842 aksidente në Tetovë në 2024-tën! Shkaktarët kryesorë, tejkalimi...

9 viktima nga 842 aksidente në Tetovë në 2024-tën! Shkaktarët kryesorë, tejkalimi i shpejtësisë dhe infrastruktura

Gjatë vitit 2024 në rajonin e Tetovës janë shkaktuar 842 aksidente trafiku. Pasojë e tyre janë 9 viktima, 67 të lënduar rëndë, 373 me lëndime të lehta trupore, ndërsa 394 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Krahasuar me vitin 2023, në 2024 ka rënie të aksidenteve, tregon zëdhënësi i Sektorit për punë të Brendshme në Tetovë.Janë regjistruar gjithsej 842 aksidente trafiku që kemi ulje prej 10% në të njëjtën periudhë gjatë vitit 2023, kurse kemi një bilanc negativ sa i përket viktimave gjatë këtij viti, pasi që në vitin 2024 janë regjistruar 9 viktima, 5 nga të cilët janë vozitës, dy këmbësorë, një çiklist dhe një bashkudhëtar”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB- Tetovë.

Inxhinieri i komunikacionit Blerim Neimi shkakun e aksidenteve e sheh te pakujdesia, si e ngasësve po ashtu edhe këmbësorëve, por përmend edhe faktorë të tjerë që mund të sjellin deri te përplasjet, si moti dhe rrugët e këqija.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments