Në rrjetet sociale po shpërndahet masivisht nga anëtarë, zyrtarë dhe grupe partiake të BDI-së, një video me pamje nga viti 2001 i mbushur me konflikte, ku personazhi kryesor është Ali Ahmeti.
Në pamje, Ahmeti është me uniformë të UÇK-së dhe thotë se deri më tani nuk ka humbur asnjë luftë.
BDI tash e disa muaj e përdor temën e tensioneve etnike, sidomos pas shfuqizimit të balancuesit dhe për shkak të rastit në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për Gjuhët.
Koalicioni qeverisës, si VMRO-DPMNE ashtu edhe VLEN, vazhdimisht thonë se BDI po e shfrytëzon këtë temë për të shpëtuar disa zyrtarë të saj nga ndjekja penale.
Në të njëjtën linjë është edhe ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, i cili thotë se qëllimi është defokusimi i aktualitetit.
https://www.youtube.com/watch?v=DBxCFpAJ5yM