8 C
Tetovo
E premte, 10 Janar, 2025
BallinaLajmeNxjerrja e dokumenteve personale më ‘afër’ banorëve të Zhelinës, MPB hapi zyrë...

Nxjerrja e dokumenteve personale më ‘afër’ banorëve të Zhelinës, MPB hapi zyrë për shërbime administrative

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot vizitoi Departamentin e Policisë Grupçin, komuna e Zhelinës, ku u hap zyra e re e shërbimeve administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Sot jemi në komunën e Zhelinës së bashku me mbështetjen e pushtetit lokal dhe kryetarit të Komunës së Tetovës. Në kuadër të një ideje të përbashkët që e kemi pasur edhe para zgjedhjeve, të cilën po e realizojmë e që është që shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme t’i afrojmë sa më afër çdo qytetari të Maqedonisë. Të njëjtën gjë e kemi bërë edhe në komunën e Likovës, në komunën e Jegunovcit, në komunën e Sarajit dhe tani në komunën e Zhelinës. Në kuadër të Departamentit të Policisë në Grupçin, ne po hapim Shërbimet administrative të Ministrisë së Brendshme ku të gjithë ata qytetarë, që janë rreth tridhjetë mijë bashkë me mërgimtarët tanë, do të mund t’i ushtrojnë të gjitha ato të drejta brenda komunës së tyre, më afër shtëpisë së tyre, të cilat ndodhen në seksionin e nxjerrjes së dokumenteve personale si pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shofer. Çdo qytetar i Maqedonisë meriton të marrë shërbime nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha institucionet tjera në mënyrë dinjitoze, të shpejtë dhe efikase”, theksoi ministri Toshkovski.

Ministri Toshkovski theksoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë me këtë lloj projektesh.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, tha se kërkesa për hapjen e një zyre të tillë është e kamotshme.

“Për herë të parë në këtë komunë do të nxirren dokumente personale si pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferi. Kjo kërkesë daton që nga viti 2018, prej atëherë kemi hasur në vesh të shurdhër… Ky hap kaq i rëndësishëm për banorët e Komunës së Zhelinës na gëzon të gjithëve”, tha Sejdiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments