8 C
Tetovo
E premte, 10 Janar, 2025
BallinaLajmeLSDM për të larë përlyerjen e vet akuzon: Ali Ahmeti të dalë...

LSDM për të larë përlyerjen e vet akuzon: Ali Ahmeti të dalë nga filmi i nacionalizmit

 “Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duhet të dalë përfundimisht nga filmi nacionalist”, theksoi LSDM pas reagimit të BDI-së ndaj deklaratës së djeshme të Venko Filipçe, i cili tha se “BDI është simbol i korrupsionit dhe përçarjeve”.

“Retorika e tij për nxitjen e vazhdueshme të tensioneve etnike si një mjet për veprim politik është e papranueshme dhe e rrezikshme për vendin.Politika të tilla dhe filma me uniforma ushtarake janë provokime të papërshtatshme që nuk kanë vend në shoqërinë tonë multietnike, thekson LSDM.

LSDM i konsideron të papranueshme provokimet e qëllimshme etnike të BDI-së, të cilat janë shndërruar në strategjinë e vetme të partisë.

“BDI nuk duhet të harrojë se shqiptarët në këtë vend duan paqe, stabilitet dhe marrëdhënie të mira ndëretnike. Kur BDI e akuzon LSDM-në për albanofobinë, nuk duhet harruar se në Bordin Ekzekutiv të LSDM-së ka shqiptarë dhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve votojnë për partinë tonë. Kjo sepse LSDM është e vetmja parti që me të vërtetë angazhohet për bashkëjetesë dhe marrëdhënie të mira ndërmjet bashkësive etnike. LSDM-ja ka dëshmuar dhe treguar se është e vetmja parti që ka mbrojtur të drejtat e bashkësive më të vogla etnike sa herë që janë kërcënuar. LSDM ka fobi nga nacionalistët dhe populistët dhe ne gjithmonë do të reagojmë ndaj njerëzve të tillë. Ahmeti dhe BDI-ja me veprimet e tyre po i mundësojnë VMRO-DPMNE-së që edhe më tutje ta ndezë situatën ndëretnike në vend dhe të përfitojë politikisht. Indirekt, BDI është ajo që krijon albanofobinë me sjelljen e saj”, thekson LSDM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments